Mes tensioneve, ngritjeve të zërit, nënkryetari Elis Halili do të mbajë përkohësisht postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Menjëherë pas votimit, Halili mbajti një fjalë për mediat ku dhe tha se ashtu sikurse deri më sot do të vijojë të punojë për qytetarët vlonjatë dhe me ecurinë e projekteve.
“Për zotin Hoxha isha një i panjohur. Nuk do e filloj nga Hoxha por duhet të kuptojnë që ngjitur me këtë sallë janë qytetarët e Vlorës. Unë jam Elis Halili, jam një djalë që kam lindur në Vlorë jam rritur këtu, fati por edhe shkollimi që kam marrë jam inxhinier më kanë sjellë për 7 vite në Vlorë.
Kam drejtuar dhe kam qenë pjesë e zbatimit të projekteve të këtij qyteti, këto projekte që e kanë shndërruar në këtë pikë që jemi sot. Për mua është kënaaqësi dhe detyrim që të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak më kanë besuar që të jem deri në përzgjedhjen e kryetarit. Gjatë kësaj periudhë bashkë me dy nënkryetarët do të jenë të i fokusuar vetëm në vazhdimësinë e projekteve”, tha ai.









