• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 16 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

20 Shtator, 2025
tek Analizë, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Republika e Keshilltareve

Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar.

Lexo edhe:

E trishtë! Shuhet piktori i njohur shqiptar, Skënder Kamberi

Sa do të zgjasë bllokada e Hormuzit? Përgjigjet Shtëpia e Bardhë

Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.

Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.

Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im.

Opozita duhet ta quaj veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…

Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve.

Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë.

Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?

Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët?

Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?

Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?

Mos duhet t’a nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?

Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.

Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!

Nga Kategoria

Lajme

E trishtë! Shuhet piktori i njohur shqiptar, Skënder Kamberi

15 Prill, 2026
Kryesore

Sa do të zgjasë bllokada e Hormuzit? Përgjigjet Shtëpia e Bardhë

15 Prill, 2026
Aktualitet

Rama vizitë në Itali, takohet nesër me Melonin

15 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zyrtarizohen gjysmëfinalet e Champions League, ja përballjet, datat dhe skuadrat që luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi

16 Prill, 2026

Arbeloa shpërthen ndaj arbitrit pas eliminimit të Real Madridit: “Nuk mund ta përjashtosh një lojtar për diçka të tillë”

16 Prill, 2026

Arsenali kalon me vuajtje në gjysmëfinale

15 Prill, 2026

Fund i hidhur për Real Madridin në Mynih, kartoni i kuq i Camavinga vendosi gjithçka

15 Prill, 2026

Magyar kërkon transferimin sa më parë të pushtetit dhe largimin e presidentit

15 Prill, 2026

E trishtë! Shuhet piktori i njohur shqiptar, Skënder Kamberi

15 Prill, 2026

BBC do të shkurtojë deri në dy mijë vende pune, reduktimi më i madh i stafit që nga viti 2011

15 Prill, 2026

Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë, 2 të plagosur

15 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.