• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

16 Nëntor, 2024
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

BE bën të ditur, se për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare. Kosova këmbëngul në heqjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell, muaj më parë kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të  gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës. “Përgjigja është sikurse herën e fundit dhe ҫështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, tha Stano, ndonëse nuk kishte një përgjigje, nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian, apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

Kosova: Nuk arsyetohet mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese

Lexo edhe:

Kosova në alarm! 23 persona të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 630 raste vetëm në një javë

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

Nga ana e tyre autoritetet më të larta të Kosovës i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se “vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i padrejtë dhe se vendi i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhjeje të qeverisë, se “masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. “Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

Pse u vendosën masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, një grup përfaqësuesish të vendeve anëtare të Komisionit Evropian, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës. Ndërsa, një grup tjetër i vendeve ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke konkluduar se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri , që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar si veprime të pakoordinuara. Qeveria ndaloi përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele të Serbisë në Kosovë.  E disa përfaqësues të shteteve anëtare të Komisionit Evropian, thonë se do të ishte kundërproduktive që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, pikërisht duke pasur parasysh se autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin masa të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të banuar me shumicë serbe./DW

Tags: BeKosova

Nga Kategoria

Aktualitet

Kosova në alarm! 23 persona të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 630 raste vetëm në një javë

13 Gusht, 2025
Kosova

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

12 Gusht, 2025
Kosova

Lajm i fundit! Vritet një person në Kosovë

11 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

15 Gusht, 2025

Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

15 Gusht, 2025

Ditët përvëluese ikën, çfarë ndodh me motin në fundjavë

15 Gusht, 2025

Futbollisti i Skënderbeut sulmohet nga dy 23-vjeçarë, dërgohet në spital me plagë të rënda në kokë

15 Gusht, 2025

Ishte rrëzuar në kanion, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

15 Gusht, 2025

“Pse më shikon…”, zbardhen detajet, si filloi sherri që i mori jetën adoleshentit në Maliq

15 Gusht, 2025

Po notonte në det, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

15 Gusht, 2025

Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.