• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova vendos sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

19 Shtator, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, duke i miratuar katër pakot me sanksionet e fundit të Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Në një mbledhje të premten në mëngjes, Qeveria në detyrë i miratoi pakot 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

“Miratimi i këtyre vendimeve nga ana e Qeverisë, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe partnerë të tjerë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë prezantimit të kërkesës për miratim të masave.

Lexo edhe:

Ambasada amerikane shpërndan njoftimin e rëndësishëm të DASH: Ja çfarë duhet të dini nëse doni të aplikoni për vizë në SHBA

Këshilli Bashkiak vendos të martën për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë në sallë gjatë mbledhjes

Sveçla e bëri kërkesën në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në mungesë të ministres në detyrë, Donika Gërvalla, e cili ndodhet jashtë vendit.

Të gjitha pakot u miratuan njerëzi.

Çfarë përmbajnë paketat?

Pakoja e 15-të, e miratuar në dhjetor 2024, përfshinte ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30 entitete, si dhe kufizime të reja ndaj të ashtuquajturës anijes ruse në hije, me 52 anije të listuara, si dhe ndalime të eksportit për teknologji me përdorim të dyfishtë.

Ndërsa, pakoja e 16-të, e miratuar në shkurt, në përvjetorin e dytë të agresionit rus në Ukrainë, shtoi 48 individë dhe 35 entitete në listën e zezë.

Kjo pako ndaloi importin e aluminit nga Rusia dhe shënjestroi edhe 74 anije të tjera, duke e çuar totalin në 153.

Masa shtesë prekën sektorin energjetik, transitin dhe shërbimet që ndihmojnë shmangien e sanksioneve, ndërsa sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe territoreve të pushtuara u harmonizuan me ato ndaj Rusisë.

BE miratoi paketën e 17-të në maj, duke u fokusuar te kërcënimet hibride si, dezinformimi dhe sulmet kibernetike.

U vendosën kufizime për mediat shtetërore ruse në territorin e BE-së, u shtuan ndalesat për mallra dhe teknologji ushtarake, si dhe u shënjestruan individë e kompani që ndihmonin Moskën t’ shmangte sanksionet ekzistuese.

Pakoja e 18-të u miratua në korrik dhe ajo përfshiu masa të forta ekonomike.

Me ketë pako u ul çmimi i kufirit për naftën bruto ruse nga 60 dollarë në 47,60 dollarë për fuçi, me rishikime çdo gjashtë muaj. BE-ja vendosi gjithashtu ndalime për transaksione që lidhen me tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, bllokoi importet e produkteve të rafinuara nga nafta ruse në vende të treta dhe zgjeroi listën e anijeve të flotës në hije.

Paketës iu shtuan masa të gjera financiare dhe ndalime të reja për eksportin e teknologjive strategjike.

Kosova u rreshtua përkrah Perëndimit menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë Ukrainës në shkurt 2022, duke i vënë sanksione Moskës.

Kjo luftë, e cila po vazhdon, sipas Kombeve të Bashkuara, ua mori jetën mbi 10.000 civilëve në Ukrainë.

Të paktën 40 për qind e popullsisë kanë nevojë për një lloj të ndihmës humanitare./REL

Tags: kosovesanksioneukraine

Nga Kategoria

Kryesore

Ambasada amerikane shpërndan njoftimin e rëndësishëm të DASH: Ja çfarë duhet të dini nëse doni të aplikoni për vizë në SHBA

19 Shtator, 2025
Kryesore

Këshilli Bashkiak vendos të martën për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë në sallë gjatë mbledhjes

19 Shtator, 2025
Bota

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Anthony Gordon vlerëson Marcus Rashford dhe dy yjet e ‘jashtëzakonshëm’ të Barcelonës, ndërsa sulmuesi i Newcastle shpjegon çfarë bëjnë më mirë sesa Man City, Liverpool dhe Arsenal.

19 Shtator, 2025

Ambasada amerikane shpërndan njoftimin e rëndësishëm të DASH: Ja çfarë duhet të dini nëse doni të aplikoni për vizë në SHBA

19 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak vendos të martën për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë në sallë gjatë mbledhjes

19 Shtator, 2025

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025
Avionët rusë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë, pas Polonisë; qeveria: Ishin aty për 12 minuta

Avionët rusë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë, pas Polonisë; qeveria: Ishin aty për 12 minuta

19 Shtator, 2025

Kushtetuta e Kazakistanit feston 30-vjetorin me reforma politike

19 Shtator, 2025

Nottingham Forest shmangu një rrezik duke refuzuar Jose Mourinho dhe duke zgjedhur Ange Postecoglou, ndërsa Benfica dërgon mesazh ‘luftë me kryetarin’.

19 Shtator, 2025

GJKKO lë në burg Ilir Metën

19 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.