Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, iu drejtua qytetarëve serbë të komunitetit joshumicë me një videomesazh, ku theksoi se ata duhet të mos besojnë propagandën luftarake të zyrtarëve të Beogradit, e cila përpiqet të krijojë panik mbi pretendimet për sulme apo pogrome.
Kurti e quajti zyrtarët e Beogradit si të rremë, duke garantuar se Qeveria e Kosovës do të mbrojë të gjitha grupet kombëtare. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai kritikoi narrativën e intolerance ndër etnike, duke e interpretuar si një qëndrim të gabuar që disa forca po përpiqen të përhapin.
Sipas tij, në Kosovë ka bashkëpunim të rëndësishëm, sidomos në fushën ekonomike, edhe pse ndikon barrierat gjuhësore, ku gjithnjë e më pak shqiptarë flasin serbisht dhe anasjelltas.
Kurti e theksoi nevojën për drejtësi dhe përmirësim të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët, duke përfshirë këtu aksesin në shërbimet publike.
Ai shprehu angazhimin e tij për unitet dhe barazi, si dhe për një sistem të unifikuar shëndetësor dhe arsimor.
Kryeministri theksoi se dyfishimi i këtyre sistemeve nuk është i qëndrueshëm dhe se është e domosdoshme një integrim i tyre, duke e theksuar se këtë proces nuk dëshiron ta realizojë pa përfshirjen e komunitetit serb në Kosovë.
Në mandatin e tij të ardhshëm, ai përmendi se do të punojë së bashku me kryetarët e komunave për të zhvilluar një sistem më të mirë dhe më funksional, i cili do të mundësojë investime të mëdha.
Kurti u angazhua për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe KFOR-in, në përpjekjet për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.









