• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

E veja e Alexei Navalny: Testet e reja tregojnë që ai vdiq nga helmimi

17 Shtator, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëshortja e udhëheqësit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se sipas analizave laboratorike të mostrave biologjike – që janë dërguar për analizim pa dijeninë e autoriteteve ruse – u gjet se ai u vra përmes helmimit në shkurt të vitit 2024. Ai gjendej në një burg në Arktik kur vdiq.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kritiku shumëvjeçar i presidentit rus, Vladimir Putin, vdiq nën rrethana misterioze, teksa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim për një sërë akuzash që shiheshin si hakmarrje për shkak të opozitarizmit të tij. Navalny kishte organizuar protesta në mbarë Rusinë kundër Kremlinit dhe kishte zbuluar përfitimet që kishte rrethi i ngushtë i Putinit.

Aleatët e tij kanë thënë se ai është vrarë në burg dhe Moska asnjëherë nuk e ka shpjeguar shkakun e vdekjes së tij, por vetëm ka thënë se ai u sëmurë teksa po ecte në oborrin e burgut më 16 shkurt 2024. Para se të varrosej, bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya, tha se aleatët e tij “arritën të siguronin dhe të transferonin në mënyrë të sigurt jashtë vendit mostra biologjike të Alekseit”.

Lexo edhe:

Protesta në Tiranë, vjen reagimi i fortë nga SHBA!

Trump shkarkon zëdhënësen Katie Zacharia pas 5 ditësh në detyrë!

“Laboratorët në dy shtete erdhën në përfundim se Aleksei u vra. Specifikisht: u helmua”, tha ajo përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo nuk dha detaje se çfarë lloj mostrash ishin marrë apo për rezultatin e analizave, por u bëri thirrje laboratorëve që në mënyrë të pavarur të publikojnë rezultatet e tyre dhe të specifikojnë se çfarë lloj helmi besojnë se është përdorur.

Navalnaya po ashtu publikoi fotografi që, siç pretendoi, ishin të qelisë së burgut pasi trupi i tij u largua. Në fotografi shfaqeshin të vjella në dysheme, teksa Navalnaya pretendoi se dëshmitë e zyrtarëve të burgut tregonin se kishte pasur konvulsione në dysheme.

Aleksei Navalny më 2020 ishte helmuar me agjentin nervor, Noviçok, teksa po bënte fushatë në Siberi dhe u dërgua në Gjermani ku për disa muaj mori trajtim mjekësor. Me t’u kthyer në Rusi në janar të vitit 2011, ai u dënua për një sërë akuzash, përfshirë edhe për “ekstremizëm”. Nga burgu, ai vazhdoi punën e tij duke e kundërshtuar Putinin dhe foli edhe kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Autoritetet ruse thanë se ai vdiq papritur pasi u sëmurë gjatë ecjes jashtë në oborrin e burgut. Pas vdekjes së Navalnyt, zyrtarët refuzuan për ditë të tëra t’ia dorëzonin trupin familjarëve, duke nxitur dyshime në mesin e mbështetësve të tij. Navalnaya ka insistuar se bashkëshorti i saj është vrarë në bazë të urdhrave të Putinit, një akuzë që e përsëriti edhe më 17 shtator.

“Vladimir Putin është fajtor për vrasjen e bashkëshortit tim, Aleksei Navalny”, tha ajo.

Pas deklarimit të Navalnayas, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ishte në dijeni për këto akuza. Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat se Navalny është vrarë. Rusia ka intensifikuar shtypjen e aleatëve të Navalnyt pas vdekjes së tij, duke e shtuar Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” dhe duke dënuar avokatët e kundërshtarit të Putinit dhe gazetarët që kishin ndjekur rastet gjyqësore ndaj Aleksei Navalnyt. Shumica e familjes së tij dhe aleatëve kyç jetojnë jashtë Rusisë. Kremlini ka përforcuar goditjen ndaj disidencës veçmas pas nisjes së pushtimit të Ukrainës fqinje dhe në Rusi janë të rralla kundërshtimet për luftën dhe Putinin./REL

Nga Kategoria

Bota

Protesta në Tiranë, vjen reagimi i fortë nga SHBA!

17 Tetor, 2026
Bota

Trump shkarkon zëdhënësen Katie Zacharia pas 5 ditësh në detyrë!

17 Tetor, 2026
Bota

Vritet brutalisht me thikë 26-vjeçarja/ Misteri thellohet pas lirimit të të dyshuarit, miqtë e saj përlotin rrjetin me mesazhet prekëse

17 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protesta në Tiranë, vjen reagimi i fortë nga SHBA!

17 Tetor, 2026

Zbulohet arsyeja pse Skënder Hita doli në terren dhe mori “frenat” e policisë në protestën e sotme

17 Tetor, 2026

Një copë letër për socialistët!(Nëse ka mbetur dikush që të lexojë)

17 Tetor, 2026

Laporta del në krah të Tebas dhe thumbon Real Madridin: “Jemi me fat që e kemi president të LaLiga-s”

17 Tetor, 2026

Barcelona shpërthen ndaj Betis, pesë gola dhe spektakël në “La Cartuja”

17 Tetor, 2026

Inter përmbys Bolognan, Carlos Augusto vendos ndeshjen sapo hyn në fushë

17 Tetor, 2026
Screenshot

Shehaj përplaset me kryepolicin Hita në bulevard, Kapri mbetet i lënduar. Kreu i partisë Mundësia: Kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur në protestë

17 Tetor, 2026
Screenshot

Protesta/ Përfshihet nga flakët kati i parë i ish-hotel “Dajtit”

17 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.