• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja nuk mund të qëndrojnë më shumë se 3 muaj

12 Shtator, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë.

Një pjesë e qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar targat serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës – si KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtina) e të ngjashme – i kanë riregjistruar automjetet në ndonjë qytet të Serbisë dhe kanë qarkulluar me autorizim.

Lexo edhe:

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se një gjë e tillë nuk do të lejohet më, pasi është në kundërshtim me ligjin.

“Nuk do të mundë të qarkullojnë më makinat nga Serbia vetëm me autorizim”, theksoi ai, duke sqaruar se kjo vlen për ata që kanë përdorur automjete të tilla me dokumente kosovare.

Në Serbi autorizimet për automjete lëshohen në bazë të letërnjoftimit dhe lejes së qarkullimit.

Në praktikë, kjo do të thotë se serbët e Kosovës, të cilët nuk e kanë ndryshuar vendbanimin në sistemin serb dhe qarkullojnë me targa të një qyteti në Serbi, figurojnë në autorizim me të dhënat e letërnjoftimit të lëshuar nga organet e Serbisë për qytetet në Kosovë – dokumente që autoritetet kosovare nuk i njohin.

Elshani rikujtoi se edhe vitin e kaluar Ministria e Brendshme kishte trajtuar këtë problem dhe se tani zgjidhja është që shtetasit e Kosovës me makina me targa serbe t’i riregjistrojnë ato me targa të Kosovës – RKS.

Ndërkaq, shtetasit me dokumente serbe do të duhet të largohen nga Kosova çdo tre muaj.

“Duhet të regjistrohet hyrja në kufi, kështu e parasheh ligji”, tha ai, duke shtuar se gjoba për mosrespektim do të jetë 200 euro dhe do të vlejë për të gjithë, përveç rasteve të veçanta që mund të aplikohen për institucione të caktuara.

Si shembull përjashtimi, Elshani përmendi automjetet e urgjencës të institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë në Kosovë.

“Do të shohim nëse do të gjendet ndonjë zgjidhje për to”, tha ai.

Ndërrimi i targave serbe me ato kosovare ka qenë një prej çështjeve më të ndjeshme që ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, pjesëtarët e komunitetit serb, me nismën e Listës Serbe, kishin braktisur institucionet e Kosovës në veri./REL

Nga Kategoria

Kosova

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

20 Shkurt, 2026
Kosova

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

19 Shkurt, 2026
Kosova

Merz uron Kryeministrin Kurti: Gjermania, partner i fortë për Kosovën

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Si të shikoni ndeshjen Aston Villa kundër Leeds në Premier League sot: Transmetimi i drejtpërdrejtë, kanali televiziv dhe koha e fillimit.

21 Shkurt, 2026
Franca, Zinedine Zidane afër marrëveshjes për stolin: po organizon ekipin teknik.

Zidane pranë stolit të Francës pas Botërorit: raportohet marrëveshje verbale me FFF

21 Shkurt, 2026
Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama gjigand: "Kur mortja e çon njerëzit tek dera e xhamisë..."

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

20 Shkurt, 2026

Vendet e BE-së ende në mosmarrëveshje për sanksionet e reja ndaj Rusisë

20 Shkurt, 2026

Chelsea shpall sponsorin e ri të paraqitjes në bluzat e tyre, duke përdorur teknologjinë AI

20 Shkurt, 2026
22:00

Protesta e PD-së: Flamur Noka në përleshje me efektivët civilë të policisë - Pse ndodhin këto tensione me qytetarët?

Protesta e PD-së: Flamur Noka në përleshje me efektivët civilë të policisë

20 Shkurt, 2026

Berisha flet pas protestës: Edi Rama sulmoi selinë e PD

20 Shkurt, 2026

BE kërkohet të miratojë një Plan Veprimi për Baze Bimore

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.