• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Kulturë

Holanda i bashkohet bojkotit të Eurovisionit nëse Izraeli merr pjesë

12 Shtator, 2025
tek Kulturë, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza në Eurovision thellohet. Transmetuesi publik holandez AVROTROS ka konfirmuar se Holanda do të bojkotojë Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2026 nëse Izraeli përfshihet në garë, duke iu bashkuar kështu Sllovenisë, Islandës, Spanjës dhe Irlandës në këtë qëndrim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në deklaratën e tij, AVROTROS theksoi se që nga themelimi i Eurovisionit në vitin 1956, qëllimi i garës ka qenë bashkimi i popujve përmes muzikës, në frymën e paqes, barazisë dhe respektit, por shtoi se pjesëmarrja e Izraelit “nuk mund të justifikohet më duke pasur parasysh vuajtjet e rënda njerëzore në Gaza”.

Transmetuesi holandez përmendi gjithashtu shtypjen e lirisë së medias dhe ndërhyrjet politike të qeverisë izraelite gjatë edicionit të këtij viti, duke paralajmëruar se këto janë në kundërshtim me vlerat e transmetimit publik. Deklarata e tij ndjek linjën e transmetuesit irlandez RTÉ, i cili ngriti të njëjtat shqetësime në fillim të javës.

Lexo edhe:

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Rama përfaqëson Shqipërinë në OKB, sot fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme

Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, deklaroi gjithashtu se pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision është e papranueshme, duke e cilësuar qeverinë e Tel Avivit si “gjenocidale” dhe duke i kujtuar publikut se kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka kërkuar më herët përjashtimin e Izraelit nga gara ndërkombëtare, ashtu siç ndodhi me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

Presioni ndaj Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) sa vjen e shtohet. Mbi 70 ish-konkurrentë të Eurovisionit kanë nënshkruar një letër të hapur për përjashtimin e Izraelit, ndërsa edhe fituesi i vitit 2025, këngëtari austriak JJ, është shprehur kundër pjesëmarrjes së këtij vendi në edicionin e ardhshëm.

EBU ka shtyrë afatin e tërheqjes pa penalitete deri në muajin dhjetor, kur pritet të merret një vendim përfundimtar në Asamblenë e Përgjithshme. Ndërkohë, edicioni i 70-vjetorit të Eurovisionit do të mbahet në Vjenë, Austri, me finalen që do të zhvillohet më 16 maj 2026.

Nga Kategoria

Kryesore

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

25 Shtator, 2026
Kryesore

Rama përfaqëson Shqipërinë në OKB, sot fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme

25 Shtator, 2026
Lajme

Vlora Hyseni e shantazhoi publikisht se takohet në hotel me agjentë serbë, REAGON Klodiana Lala

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

25 Shtator, 2026

“Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar”, Roberto Carlos rrëfen dramën financiare: Brenda një dite humba 99% të pasurisë

25 Shtator, 2026

Dalin PAMJET/ Momenti i atentatit ndaj “Tanit të Ruzhdiut”, autori dështon me armën dhe e ndjek për ta vrarë (VIDEO)

25 Shtator, 2026
Screenshot

Plagoset me armë zjarri shqiptari nga Kosova pranë Zogut të Zi, autori arratiset

25 Shtator, 2026
Screenshot

SHERRI/ “Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”, rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës për videon virale ku u përfshi

25 Shtator, 2026

Goditi protestuesit me shishe, flet Delina Fici: Kishin 5 minuta që shanin Çuçin!

25 Shtator, 2026
Screenshot

“Nuk do t’i lëmë të na bëjnë të fortin”/ Si nisi konflikti në TikTok mes të miturve në Yzberisht

25 Shtator, 2026

Ky është autori me dy armë që ekzekutoi Artan Myrtajn pak ditë më parë në Sarandë

25 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.