• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova pezullon punën e Fondit serb për Sigurime Shëndetësore dhe Pensionale

12 Shtator, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga kjo komunë në veri të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Komuna e Mitrovicës së Veriut tha se më 12 shtator, me asistencën e Policisë së Kosovës, kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Lexo edhe:

Mbahet protesta e 5 kundër vendimit të Hagës! Plisat ‘skuqin’ sheshin në Prishtinë, pjesëmarrje masive. Flakadanë dhe muzikë patriotike

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, shkroi në X se “kjo është një goditje ndaj sistemit shëndetësor” dhe vlerësoi se bëhet fjalë për një fushatë parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë më 12 tetor.

Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, duke thënë se mbyllja e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional në Mitrovicën e Veriut është një “akt i papranueshëm dhe çnjerëzor”.

“Duke shënjestruar institucionet që ofrojnë kujdes shëndetësor dhe pensional, kjo gjë godet më të cenueshmit – të sëmurët, të moshuarit dhe personat në gjendje të rëndë sociale”.

Ai shtoi se “hapat e njëanshëm minojnë dialogun, rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe në mënyrë të qartë shpërfillin të drejtat themelore të njeriut dhe marrëveshjet ekzistuese”.

Kryediplomati serb i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë, me mesazhin se “shëndeti dhe dinjiteti njerëzor kurrë nuk duhet të përdoren si armë politike”.

Ndryshe, Fondi për Sigurim Shëndetësor në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurim Shëndetësor të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.

Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.

Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës. Megjithatë, theksoi se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Mbahet protesta e 5 kundër vendimit të Hagës! Plisat ‘skuqin’ sheshin në Prishtinë, pjesëmarrje masive. Flakadanë dhe muzikë patriotike

21 Shtator, 2026
Kosova

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026
Kosova

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vlora Hyseni ishte në lidhje dashurie me Ergys Agasin? Bisedat: Përfundojmë keq shpirt

23 Shtator, 2026

Vlora Hyseni mesazh Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot, do të përfundojmë keq! Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt

23 Shtator, 2026

“Qumësht gjiri” në pasarelë, krijimi i stilistes që ndezi debat në Javën e Modës në Londër

23 Shtator, 2026

“Agasi është bashkëpunëtor i shërbimit”, SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin më parë, ja çfarë ka deklaruar shefja e SHISH

23 Shtator, 2026

Klodiana Lala: Edi Rama mund të thërritet së shpejti në SPAK

23 Shtator, 2026

Bie zjarr pranë aeroportit të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi

23 Shtator, 2026

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

23 Shtator, 2026

Tragjike në Tiranë/ 36-vjeçari hidhet nga kati i pestë, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses: Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e tij

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.