• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Rriten rrogat në bashkitë e vendit/ Nga specialistët te kryebashkiakët, ja sa do paguhen nga 1 shtatori

23 Shtator, 2024
tek Ekonomi, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të 1 gushtit vendimin që i hap rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin, duke nisur nga Kryebashkiakët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi, i cili nis zbatimin nga 1 shtatori, parashikon hyrjen në fuqi të pagave të reja në të gjitha Bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe pjesën tjetër të administratës të njësive të qeverisjes vendore.

I gjithë fondi për përballimin e pagave do të mbulohet nga Buxhetit i Shtetit, ndërsa pritet që kjo të shoqërohet edhe me një ristrukturim të Bashkive dhe stafeve të tyre.

Lexo edhe:

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

Referuar vendimit, për Bashkinë Tiranë, kufiri minimal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj.

Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.

Për bashkitë me një numër popullsie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullsie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.

Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj. Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e drejtorëve në pushtetin vendor të cilat janë barazuar me një drejtor në ministri.

Gjithashtu ka një përafrim në nivelin e pagave për nënpunësit civilë në të gjitha bashkitë në vend, duke reduktuar hendekun që ekzistonte më parë për shkak të numrit të popullsisë që kanë bashkitë, apo kategorive që ndaheshin bashkitë.

Kështu pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 40-80 mijë lekë/muaj. Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 105 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 141 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 170 mijë lekë në muaj dhe sekretari i përgjithshëm 205 mijë lekë në muaj.

Fatura vjetore e rritjes së pagave në pushtetin vendor është 3 miliardë lekë dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit. Diferenca mbi këtë nivel, do të mbulohet nga buxhetet e vetë Bashkive.

Nga Kategoria

Kryesore

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

22 Tetor, 2026
Kryesore

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës dhe disa deputetëve të tjerë me 60 ditë

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia nuk di të humbasë në Europë, merr një pikë të artë në Danimarkë

22 Tetor, 2026

Kurti takon kancelarin Merz: 1,5 miliardë euro investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

22 Tetor, 2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.