• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 24 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Ministria e Jashtme mbledh pluhura”- Rama e kritikoi në Asamble, reagon Igli Hasani: Ishte nder të isha ministër, e kam kryer detyrën me bindjen se…

11 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shkarkimin nga detyra si ministër, sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe zëvendësimit të tij me Elisa Spiropalin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama e kritikoi në mbledhje drejtimin e ministrisë prej Hasanit në mënyrë indirekte duke thënë se kjo Ministri mbledh pluhura dhe punon në një orar tjetër, ndryshe nga ai i Shqipërisë.

Ministria ka nevojë për ndryshim dhe përshpejtim të të bërit të punëve sipas Ramës, gjë të cilën e përmbush një njeri “që nuk i pushon goja” si Elisa Spiropali.

Lexo edhe:

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI

Nafta godet transportin publik, shoqatat paralajmërojnë reduktimin e numrit të urbanëve

Hasani, nga ana tjetër thekson se e ka kryer detyrën me bindjen se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e punëve në atë ministri ishte besimi te diplomacia bashkëpunuese, e përmbajtur dhe efikase.

Reagimi i ish-Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.

E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.

Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim.

Fjala e Ramës në Asamble referuar Igli Hasanit: 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, është një tjetër vend mbledhje pluhurash, të kohës që në atë ministri, matet me qetësi olimpike. Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër, ma besoni këtë. Një zonë orare e ndryshme nga ora e Shqipërisë, ndërkohë që shërbimi i jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit më të lartë europian, është një trup që në tërësinë e vetë, ecën me xhiro të ngadalësuara dhe nuk jep dot atë që me të drejtë pritet prej tij, sidomos në planin e diplomacisë ekonomike, ku me gjithë kërkesën time këmbëngulëse, prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese, por ka dhe një arsye tjetër, më e rëndësishme për ta ndryshuar drejtimin e kësaj ministrie.

Në këtë fazë të re, ku na duhet të përgatitemi për një ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë sepse procesi ka negociatat, por ka dhe gjithë qeveritë, ministritë e jashtme, parlamentet që do të duhet të votojnë anëtarësimin e Shqipërisë, duhet që ta çojmë në maksimum mbështetjen politike të anëtarësimit dhe na duhet në krye të diplomacisë shqiptare, një profil maksimalisht politik dhe me aftësi të spikatur për të mos i pushuar goja, që natyrisht është Elisa Spiropali.

E shoh të rëndësishme të nënvizoj diçka këtu, që Ervin Hoxha ashtu si dhe Igli Hasani, të cilit duhet t’i besojmë Komisionin e ri Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kanë bërë që të dy punën e tyre me seriozitet dhe për kohën që patën në dispozicion, kanë vazhduar të mbajnë timonin drejt, por në krye të atyre dy prej ministrive më të prapambetura, ato, jo prej, por janë ministritë më të prapambetura, në aspektin e mendësisë së administratës, duhet tërmet. Tërmet Peçin e kemi deputet, nuk e bëjmë dot ministër të Brendshëm, sikundër më thanë që ishin shprehur disa shoqata në Tepelenë dhe disa portale në Tiranë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI

24 Mars, 2026
Aktualitet

Nafta godet transportin publik, shoqatat paralajmërojnë reduktimin e numrit të urbanëve

24 Mars, 2026
Bota

“Ice boy”, djali që eci 5 km në -9°C për provim dhe mori 99 pikë

24 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI

24 Mars, 2026

Nafta godet transportin publik, shoqatat paralajmërojnë reduktimin e numrit të urbanëve

24 Mars, 2026

“Ice boy”, djali që eci 5 km në -9°C për provim dhe mori 99 pikë

24 Mars, 2026

Skandali seksual i anëtarit Olger Eminajt, reagon KLP!

24 Mars, 2026

Krim i rëndë në familje, burri vret gruan me sëpatë në Fier dhe më pas veten!

24 Mars, 2026

Danezët votojnë teksa Mette Frederiksen kërkon mandatin e tretë si Kryeministre

24 Mars, 2026
Aktori turk kërkon të flasë për divorcin: Yıldız është lumturia më e madhe e jetës sime!

Aktori turk kërkon të flasë për divorcin: Yıldız është lumturia më e madhe e jetës sime!

24 Mars, 2026
SPAK njofton se Veliaj ka marrë dijeni për materialet e dosjes; avokatët e kryebashkiakut të Tiranës: Ai ende nuk ka parë asnjë provë.

Seanca ndaj Veliajt zhvillohet pa praninë e tij, përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca

24 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.