• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Doli nga qelia 2 ditë radhazi, por nuk u mor në pyetje te “Shëndetësia”, Beqaj nga burgu: U pengova të dëshmoj

14 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

I arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën proces për koncesionin e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj reagoi sot  për atë që ndodhi gjatë 16 orëve të ditës së djeshme në pritje dhe deri në orën 02:20 të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin hetimor të Shëndtësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Reagimi i Beqajt u bë nëpërmjet avokatit të tij teksa thotë se u përballë për dy ditë me radhë dhe dje për 14 orë pa ndërprerje me fyerje dhe tallje teksa priste të dëshmonte. Po ashtu ish-ministri shton se u përball me fyerje prej deputetëve demokratë Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti teksa shton se nuk mund të lejonte nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij.

Ai mohon se ka kërcënuar ndonjë prej deputetëve opozitarë. Gjithashtu Beqaj thotë se kur hyri pa leje në sallë i ka treguar i revoltuar deputetes Zhupa se ishte në pritej aty që prej orës 10:30. Ai shton se 8 muaj hetime të komisionit, të gjithë dëshmitarët kanë provuar që dy koncensionet, objekt hetimi, janë histori suksesi. 

Lexo edhe:

Garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ja si do të përzgjidhen kandidatët

Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

Reagimi i plotë i Ilir Beqajt:

Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im. Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim.

Tags: beqaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ja si do të përzgjidhen kandidatët

24 Prill, 2026
Aktualitet

Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

24 Prill, 2026
Kryesore

Të përqafuar e duke qeshur, Rama dhe ambasadorja Kimberly rishfaqen në Greqi!

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Libani kërkon mbështetje nga BE për të ruajtur armëpushimin me Izraelin

24 Prill, 2026

Garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ja si do të përzgjidhen kandidatët

24 Prill, 2026

Dënimi për terroristët e Banjskës, Sveçla: Drejtësia arrihet kur të ndëshkohet edhe Radoiçiç

24 Prill, 2026

Dy gjigantë të Premier League pas Leaos, Milani cakton çmimin për portugezin

24 Prill, 2026

Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

24 Prill, 2026

Trafikonin kokainë në lokalin e tyre në Selanik, arrestohen dy shqiptarët babë e bir

24 Prill, 2026

“Mami të duam çmendurisht!” Mimoza shpërthen në lot pas surprizës së vajzave të saj: Oh, po më qan zemra

24 Prill, 2026

Arne Slot jep përditësimin për Hugo Ekitike pas operacionit në tendinën e Akilit

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.