• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“RTSH s’jep pagat prej 5 muajsh”, Kozeta Kurti: Eni Vasili ka kaluar çdo kufi, më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë se tek zyra e saj

9 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja dhe autorja e njohur Kozeta Kurti ka reaguar ashpër ndaj situatës së paprecedentë të mosshlyerjes së pagesave në RTSH, duke bërë publike se ajo dhe ekipi i saj kanë 12 projekte të papaguara nga 14 në total, që prej më shumë se 5 muajsh.

Në një reagim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, Kurti thekson jo vetëm borxhin financiar të institucionit publik ndaj punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, por edhe mungesën totale të respektit, komunikimit dhe transparencës, veçanërisht nga drejtoresha e përgjithshme, Eni Vasili.

“RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit”, shkruan Kurti, duke përmendur se ndryshe nga drejtues të mëparshëm që të paktën kanë treguar respekt njerëzor dhe profesional, Vasili nuk është takuar asnjëherë me autorët e emisioneve, as për t’u kërkuar ndjesë dhe as për të dhënë një shpjegim minimal mbi pagesat e papaguara.

Lexo edhe:

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime (VIDEO)

“Nuk lashë zyrë pa trokitur – nga juridikja, te financa, deri te drejtuesit e programeve – por më kot. Kam dërguar edhe një email të gjatë, ku nuk kërkova lekët për vete, por një kontakt për të deleguar bashkëpunëtorët, sepse nuk po i përballoja më presionin e tyre. Përgjigjja? Asgjë.” – shkruan Kurti.

Ajo zbulon se ka mbuluar vetë me shpenzimet e saj dhjetëra orë transmetimi në RTSH, përfshirë cikle muzikore me artistët më të njohur shqiptarë, recitale dhe evente madhore kulturore, pa marrë asnjë pagesë nga institucioni që i transmetoi.

“Kam investuar para dhe kontakte personale që programet të mos dështojnë, sepse për mua RTSH nuk është drejtori i radhës. Por ky institucion nuk është kthyer as me një “faleminderit”, e jo më me kontratat e munguara,” thekson ajo.

Ndërsa i drejtohet me ironi Baton Haxhiut, këshilltarit të drejtoreshës Vasili, që “në vend që ta mbyllë RTSH-në për 6 muaj, të paktën t’i kërkojë shoqes së tij të paguajë ata që kanë punuar”.

Kurti mbyll reagimin e saj duke thënë se çdo artist dhe profesionist që ka punuar për RTSH meriton respekt dhe pagesë, dhe se do të kishte hezituar të shkruante këtë shënim, nëse drejtuesit do të kishin pasur minimumin e dinjitetit për të komunikuar ndershmërisht.

Postimi i plotë:

RTSH-ja s’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi të respektit për dinjitetin e njeriut dhe profesionistit

RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit, Aurora Polos, Thoma Gëllçit, Enkelejdi Jotit apo Martin Lekës. Këta, përveç Enit, na kanë pyetur: a u lodhët, a ju nevojitet gjë. Na kanë motivuar dhe respektuar për atë që kemi qenë dhe kemi bërë.

 Përmenda këta emra, sepse me këta drejtorë kam punuar herë pas here në RTSH, si autore e moderatore programesh, si skenariste apo zëdhënëse e Festivalit të Këngës. RTSH-ja ime është ajo e Festivaleve ku mbaja shënim me laps tekstet e këngëve dhe i memorizoja gati për të nesërmen, është ajo e “12 vallëzime pa një të shtunë”, është ajo e “Miss Albanias” së parë etj. Për shkak të kësaj RTSH-je, i kam dhuruar asaj orë transmetimi prej miliona lekësh që RTSH s’i prodhon dot vetë, ciklet e Albania Pop Rock ku s’ka mbet’ yll i ri apo gold pa kënduar, me orkestrën e përbërë nga muzikantët më të mirë të këtij vendi, tributin  spektakolar të Djemve të Detit, dy koncerte të papërsëritshme të Korçës, dy recitale të Artjola Toskës, recitalet e Vesa Lumës, Altin Gocit e Adhurim Demirit. E kam bërë edhe atëherë kur Fred Peza na dëboi nga salla e orkestrës, sikur të ishim duke prodhuar dado e bullona dhe jo muzikë; pagova faturën në një sallë me qera dhe s’e ndëshkova RTSH-në se nuk ishte e Fred Pezës. E kam bërë edhe kur zëvendësova në sekond të fundit regjinë më të lodhur që na vuri në dispozicion RTSH-ja me një tjetër të paguar prej meje dhe kontakteve të mia, pikërisht se s’doja ta ndëshkoja RTSH-në, pasi ajo nuk është e drejtorëve.

Ne profesionistët do të hyjmë gjithë jetën në RTSH, (nëse do ta ketë jetën) ashtu sikurse drejtorët vetëm do të dalin.

Tani, le të kthehemi tek këto pagesat e prapambetura. Meqë ra fjala, unë dhe stafi im kemi 12 punë të papaguara nga 14 gjithsej.

(Pa folur për investime personale të miat dhe grupit tim të punës, se duke qenë titra e parë e programit, s’mund t’ja lejoj vetes të kthehem 100 vjet prapa).

Në fillim u përpoqa jo vetëm vetë, por duke bërë katalizatorin edhe të bashkëpunëtorëve të mi, të tregoja mirëkuptim dhe empati për një grup njerëzish që janë rishtarë, që u duhet kohë të kuptojnë ku kanë ardhur, të analizojnë situatën etj, etj.

Më vonë nuk lashë vend pa trokitur; në zyrën juridike, në zyrën e financës, në zyrën e drejtoreshës së njësisë së programeve, kërkova takim me Drejtoreshën e Përgjithshme (ndoshta më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë, se tek zyra e Vasilit) shkrova një email të gjatë… dhe e dini çfarë kërkova? Nuk kërkova lekët, por një kontakt ku të delegoja të gjithë njerëzit që kanë punuar dhe bashkëpunuar me këtë program, se s’po kisha më fuqi t’i mbaja. Sa herë dridhej telefoni, më kapte ankthi. Unë vërtet nuk mbaj përgjegjësi ligjore, se çdokush ka firmosur personalisht, por ama s’e përjashtoj veten nga përgjegjësia morale, se ndryshe nga znj. Vasili që është kujdesur vetëm për panelet e saj, unë me këta artistë e personalitete kam një jetë që punoj.

Dhe meqë jemi këtu, si ka mundësi që znj. Vasili ka ndërtuar me qindra herë panele politike me qa’ hallet tona për vendimarrje qeverie, rol opozite etj dhe çuditërisht tani,  në drejtimim  e “shtëpisë së vet” nuk mblidhka dot një panel autorësh, bashkëpunëtorësh apo artistësh (nga ato që Eni Vasili i ka duartrokitur si spektatore edhe në event të drejtuar prej meje) minimumi për t’i parë në sy; për t’u treguar që ua njeh kontributin e se po përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Sigurisht që secili prej nesh e do kompensimin e vet financiar, sepse për atë ka punuar (punët vullnetare i bëjmë tjetër kund dhe s’kemi nevojë t’i bërtasim), por më shumë se sa mungesa e tyre, më dhemb arroganca dhe fakti që jemi transparentë përballë këtij grupi njerëzish, veçanërisht për Drejtoreshën e Përgjithshme të institucionit. Personalisht kam shumë më tepër respekt për veten time, për punën time, për njerëzit që kam punuar se sa nevojë për honorarin tim.

Ndoshta unë nuk do ta kisha mbajtur kurrë këtë shënim, nëse pushteti i i ri i RTSH-së do na “begeniste”, do na ftonte, madje edhe nëse do na shuante me rrena shprese; madje edhe po të na llastonte duke na përcjellë: “Do të dëshironim shumë të vazhdonim bashkëpunimin me ju, por siç e shihni ne s’po ju paguajmë dot për programet e kaluara; si mund t’ju kërkojmë të punoni ende?”

Por jo! Ne, znj. Vasili dhe ju oborrtarët e vegjël të rinj nuk jemi borxhlinjtë që ju mbinë juve në derë. Jemi profesionistët që e kemi kaluar me kohë gavetën dhe kërkojmë minimumin e respektit dhe edukatës qytetare së pari dhe patjetër edhe kompensimin financiar që na takon. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me institucionin dhe për ne ka pak rëndësi se kush e përfaqëson atë. Prandaj një marrëveshje dy palëshe legjitimohet me vulë, se përndryshe do mjaftonte një firmë e secilit prej jush. Nëse s’ju pyesim për çështje administrative dhe financiare, për çfarë t’ju pyesim? Për përmbajtjen e programeve tona? Nuk ju pyesim dot! E di pse? Sepse NUK na ndihmoni dot! Unë dhe kolegët e mi autorë e moderatorë kemi kthyer në studiot tona personalitete që jo i kishin hequr vizën, por i kishin derdhur me kohë bojën e stilografit RTSH-së. Për sa më përket, në 14 javë bëra atë që institucionet, përfshirë edhe atë që drejtoni ju sot, nuk e kanë bërë. Ngrita nga varri në kuptim të parë e metaforik, si të doni ju, personazhë që me vetëdije a jo, ju të gjithë, në çdo institucion, ja kishit vënë shqelmin me kohë.

Por nuk dua të ndalem më gjatë këtu, sepse “për çdo nënë, fëmija i vet është më i bukuri në planet”.

Uroj shumë që nëse s’të bie ty në dorë ky shënim, (kuptohet, jo se pres ndonjë reflektim), t’i bjerë Baton Haxhiut, i cili të këshillon si mik ta mbyllësh nja gjashtë muaj RTSH-në.

E nëse Batonit i bie në dorë ky shënim, a mundesh të lutem t’i drejtohesh si mik mikeshës tënde që para se t’i vendosë atë drynin e trashë RTSH-së, madje jo për gjashtë muaj, por përgjithmonë ndoshta, të na japë ato lekët tona?

Fundja s’u morëm me piramidat sudjane në 97-ën. Pse duhet të përjetojmë piramidë rtshjane të 2025-ës?

Sa për padi e gjyqe patjetër që e kam menduar, por s’jam bindur ende nëse shqiptarët e meritojnë të paguajnë para për kapriço drejtorësh arrogantë e indiferentë, ndërkohë që paguajnë çdo muaj për të parë atë që prodhojmë.

P.S. Unë nuk pres të lëshoj xixa me këtë shkrim, por mbi të gjitha e bëra sepse:

1- S’mund të mbaj me shpresa bashkëpunëtorët e mi dhe as t’u transferoj më rrena korridoresh.

2- Sepse kam parë aty-këtu, nëpër fletë rrufe portalesh me artikull shkrues anonimë, të më përmendin emrin dhe kanë folur sikur ta kenë ata gojën time në fytyrë.

Unë jam Kozeta Kurti, me këtë fytyrë e me këtë emër që nuk fshihem pas gishtit dhe që rrugën time, aq sa kam bërë, e kam bërë vetë, pa lëpirë tasa pronarësh mediash, apo njerëz të veshur me pushtet mediatik a politik. Kjo rrugë imja është e ngjashme me shumë kolegë të mitë, siç është e pakrahasueshme fare, po fare me shumë drejtues apo ish drejtues nëpër punërat tona.

Nga Kategoria

Bota

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

9 Shtator, 2025
Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime (VIDEO)
Kryesore

Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime (VIDEO)

9 Shtator, 2025
Bota

Anglia i bën dy gola për dy minuta Serbisë, rezultati avantazhon Shqipërinë

9 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

9 Shtator, 2025
Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime (VIDEO)

Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime (VIDEO)

9 Shtator, 2025

Anglia i bën dy gola për dy minuta Serbisë, rezultati avantazhon Shqipërinë

9 Shtator, 2025

Ku është Cole Palmer?! Chelsea vazhdon të shqetësohet për lëndimin e yllit të saj para rikthimit në Premier League ndaj Brentford.

9 Shtator, 2025

Presidentja e Moldavisë paralajmëron Parlamentin Evropian se anëtarësimi në BE është ‘çështje mbijetese’ përballë ndërhyrjeve ruse para zgjedhjeve të rëndësishme

9 Shtator, 2025

BE dënon sulmin izraelit në Katar: një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare

9 Shtator, 2025

Kualifikimet për Kupën e Botës FIFA 2026: Rinia për Benni McCarthy-n, Kenia dominon Seychelles-in me dy gola nga ish-sulmuesi i Kaizer Chiefs

9 Shtator, 2025

Sulmi izraelit, Katari mohon pretendimet e SHBA-së: Nuk e njoftuam më parë

9 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.