• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Falja (namazi) i myslimanëve kur ndodh eklips

7 Shtator, 2025
tek Kryesore, Kulturë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

 Namazi i eklipsit

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al


Myslimanët falin namaz të posaçëm gjatë eklipsit të diellit (kusúf) ose të hënës (husúf).  Sipas këshillit për Çështje Fetare të Komunitetit Mysliman, gjatë kohës që ndodh eklipsi, besimtarët myslimanë falin një namaz të veçantë.

Ky namaz falet pa ezan e pa ikamet, të paktën dy rekate, individualisht ose me xhemat, duke bërë lutje dhe tesbih derisa eklipsi të përfundojë.

Lexo edhe:

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës dhe disa deputetëve të tjerë me 60 ditë

Ja njoftimi i plotë i këshillit për Çështje Fetare të KMSH:

Çfarë është namazi i eklipsit dhe si falet?

Eklipsit i diellit quhet “kusúf”, ndërsa eklipsi i hënës quhet “husúf”. Ditën kur ndërroi jetë Ibrahimi (r.a), i biri i të Dërguarit të Allahut (s.a.s), njëkohësisht ndodhi edhe eklipsi i diellit. Njerëzit nisën të thonë që dielli u errësua për shkak të vdekjes së të birit të Profetit (s.a.s.). Prandaj, Muhamedi (s.a.s.) tha:

“Hëna dhe Dielli janë dy nga shenjat e Allahut (që tregojnë ekzistencën dhe fuqinë e Tij). Ato nuk errësohen për shkak të vdekjes apo lindjes së askujt. Kur të shihni eklipsin e hënës ose të diellit, faluni dhe bëni dua derisa eklipsi të përfundojë.” (Buhari, Kusúf, 1, 15, etj; Muslim, Kusúf, 1-4, 10, 29; Nesáí, Kusúf, 10)

Kur ndodh eklipsi i diellit, falet namaz pa ezan dhe pa ikamet, të paktën dy rekate. Duke qenë se është nafile, mund të falet edhe katër a më shumë. Çdo dy apo katër rekate jepet selam. Mund të falet me xhemat, por edhe individualisht. Shumica e juristëve shprehen se është më mirë të falet me xhemat. Nëse falet me xhemat, imami reciton Kuran me zë dhe më gjatë se në namazet e zakonshme. Ndër sunetet e këtij namazi është edhe zgjatja e kijamit, rukusë dhe sexhdeve.

Sipas hanefive namazi i eklipsit falet porsi namazet e tjerë, pra me një kijam, një ruku dhe dy sexhde për rekat. Por sipas Imam Malikut, Shafiiut dhe Ahmed b. Hanbelit, ky namaz, ndryshe nga të tjerët, ka dy kijame, dy ruku dhe vijon si normalisht me dy sexhde. Në këtë rast bëhet një kijam dhe shkohet në ruku, pastaj ngrihesh përsëri dhe bën kijamin e dytë dhe shkon në rukunë e dytë. Pas rukusë së dytë bie në sexhde si në namazet e tjerë. Këtë e përsërit dy herë, duke plotësuar kështu dy rekate.

Pas namazit, imami ose personi individualisht bën dua në këmbë, i kthyer nga kibla, ose i ulur duke iu drejtuar xhematit.

Si kuptohet edhe nga hadithi, koha e këtij namazi është periudha sa zgjat eklipsi. Sipas hanefive, hanbelive dhe një transmetimi të Imam Malikut, nëse eklipsi përkon në vaktet mekruh, atëherë nuk falet. Në vend të namazit bëhet tesbih, istigfar dhe dua.

Kur ndodh eklipsi i hënës sipas Imam Shafiiut dhe Ahmedit veprohet në të njëjtën formë si në eklipsin e diellit. Por hanefitë dhe malikitë janë të mendimit që në rast të eklipsit të hënës, namazi falet individualisht, duke qenë se për këtë të dytën s’kemi praktikë të Profetit (s.a.s.). Allahu di gjithçka më së miri!

Tags: eklipsKMSHnamaz

Nga Kategoria

Aktualitet

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

22 Tetor, 2026
Kryesore

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës dhe disa deputetëve të tjerë me 60 ditë

22 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

22 Tetor, 2026

Presidentja e Kosovës kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Specialen

22 Tetor, 2026

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës dhe disa deputetëve të tjerë me 60 ditë

22 Tetor, 2026
Screenshot

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

22 Tetor, 2026

Duke kërcyer me Trump! Netanyahu publikon videon virale (VIDEO)

22 Tetor, 2026

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

22 Tetor, 2026

Protestuesit para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog

22 Tetor, 2026

Ergys Agasi i kërkon GJKKO-së rikthimin e sendeve të sekuestruara, do edhe kamerën me të cilën dyshohet se filmoi fshehurazi zyrtarët e shtetit

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.