• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 27 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Pezullohet shfaqja e filmit në shqip në Podgoricë, OJQ-të: Sulm ndaj lirisë artistike

5 Shtator, 2025
tek Lajme
Shfaqja e filmit në shqip në Podgoricë pezullohet/ Organizatat joqeveritare reagojnë: Sulm ndaj lirisë së shprehjes artistike në vendin ku shqipja është gjuhë zyrtare
Share on FacebookShare on Twitter

Shfaqja e filmit “Lejleku” e regjisorit shqiptar Isa Qosja, e planifikuar më 3 shtator në festivalin ndërkombëtar Xhada Film Fest në Podgoricë, u ndërpre për shkak të reagimeve të ashpra nga një grup individësh, të cilët shprehën pakënaqësi për faktin se filmi ishte në gjuhën shqipe. Organizatorët njoftuan se, për arsye sigurie, vendosën ta ndalojnë shfaqjen, pas një situate të pakëndshme dhe në prani të policisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky incident ka shkaktuar një dëmtim të lirisë së shprehjes artistike dhe ka qenë një akt i hapur urrejtjeje ndaj përkatësisë kombëtare dhe përdorimit të gjuhës shqipe, sipas organizatave joqeveritare në Mal të Zi. Ato e quajtën të papranueshme situatën, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi nga institucionet.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, që mbështet financiar festivalin, shprehu shqetësim për këtë incident. Ai theksoi se liria e shprehjes artistike është një nga vlerat thelbësore demokratike. Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikoll Camaj, e quajti këtë rast të papranueshëm dhe shpërfillës për frymën qytetare të vendit, duke kërkuar një reagim të vendosur nga institucionet.

Lexo edhe:

Nuk u lejua të futej të enjten në Parlament, Agron Shehaj paralajmëron padi! Shpërthen në akuza ndaj deputetëve të PS-së: Jeni të korruptuar

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në brigjet e Portugalisë, një shqiptar mes të arrestuarve

Camaj shprehu angazhimin e tij për të çuar para përgjegjësinë e autorëve të incidentit dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së çdo kulture dhe gjuhe në Mal të Zi. Ai u gëzua se filmi “Lejleku” do të shfaqet në Televizionin e Malit të Zi si një përgjigje simbolike ndaj aktit të ndërprerjes.

Filmi “Lejleku”, që pati premierën në PriFest në Prishtinë në shtator 2024, trajton temën e emigracionit përmes historisë së tri brezave të grave nga fshati i braktisur Vuthaj, që ndodhet në kufirin malazezo-shqiptar. Projekti është mbështetur nga Eurimages dhe është realizuar në bashkëprodhim me disa vende të rajonit. Ky incident ka rritur shqetësimet për tolerancën kulturore dhe bashkëjetesën në një shtet shumetnik.

Tags: Filmi në shqipLiria e shprehjesPodgorica

Nga Kategoria

Kryesore

Nuk u lejua të futej të enjten në Parlament, Agron Shehaj paralajmëron padi! Shpërthen në akuza ndaj deputetëve të PS-së: Jeni të korruptuar

27 Korrik, 2026
Kryesore

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në brigjet e Portugalisë, një shqiptar mes të arrestuarve

27 Korrik, 2026
Bota

Francë/ Teste droge për zyrtarët e qeverisë, disa rezultojnë pozitivë

27 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nuk u lejua të futej të enjten në Parlament, Agron Shehaj paralajmëron padi! Shpërthen në akuza ndaj deputetëve të PS-së: Jeni të korruptuar

27 Korrik, 2026

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në brigjet e Portugalisë, një shqiptar mes të arrestuarve

27 Korrik, 2026

Francë/ Teste droge për zyrtarët e qeverisë, disa rezultojnë pozitivë

27 Korrik, 2026

Sulm me thikë në Paris/ Tri gra mbeten të plagosura, mes tyre edhe një shtatzënë. Arrestohet një 31-vjeçar

27 Korrik, 2026

15 VITE BURG për këdo që shkakton zjarrvënie të qëllimshme! Paralajmëron ministri: Do të godasim çdo rast

27 Korrik, 2026

Shehaj merr marrëveshjen sekrete me SHBA dhe ikën me vrap! PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi: Të referohet edhe në SPAK

27 Korrik, 2026

U mor peng nga Refit Buzin! Rrëfehet POLICI që liroi Rozalinda Plakën: Më kërkoi të afrohesha i paarmatosur…

27 Korrik, 2026

SPAK zgjat me tre muaj të tjera afatet e hetimit për Belinda Ballukun! Ish numri dy i qeverisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera

27 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.