• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tatuazhi e tradhtoi pas 19 vitesh arrati, arrestohet shqiptari

4 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati dy dekadash në arrati, një tatuazh e çoi në pranga një shqiptar të dënuar me 10 vite burg. Durim Lusha, 52 vjeç, u identifikua dhe u arrestua nga autoritetet italiane ndërsa ndodhej në një bar pranë një stacioni karburanti në periferi të Tavianos, në rajonin e Leçes.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ajo që i dha fund arratisë së tij ishte një tatuazh karakteristik në parakrahun e djathtë, që tregon një figurë gruaje gjysmë të zhveshur, të cilën karabinierët e kishin regjistruar dhe e mbanin mend që nga hetimet e dikurshme.

Edhe pse Lusha kishte ndryshuar emrin në pasaportë, nga Durim në Elidon, kjo nuk mjaftoi për të shmangur njohjen dhe arrestimin.

Lexo edhe:

“Do të masakrohen”, media amerikane: Trump hodhi poshtë sugjerimin e Netanyahut për të bërë thirrje për një kryengritje në Iran

Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, ja cilat anije lejohen të kalojnë

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2006, kur Gjykata e Apelit e dënoi përfundimisht me 10 vite burg për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave në prostitucion.

Aktivitetet kriminale të këtij grupi datojnë në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, përfshirë pjesëmarrjen në organizatë kriminale si promotor kryesor, nxitjen dhe shfrytëzimin e prostitucionit, por edhe skllavërinë.

Pas dënimit, Lusha u zhduk pa lënë gjurmë, duke i shpëtuar autoriteteve për afro 20 vite. Ai arriti të fshihej duke përdorur identitetin e rremë dhe duke u zhvendosur brenda Italisë, ku më në fund u lokalizua në Taviano.

Në momentin e arrestimit, ai u përpoq të bindte oficerët se jetonte në Milano dhe u tregoi atyre pasaportën me emrin e ri. Megjithatë, verifikimet e shpejta të policisë zbuluan identitetin e tij të vërtetë.

Tashmë, 52-vjeçari ndodhet në burgun e Borgo San Nicola, në periferi të Leçes, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat që mund ta kenë ndihmuar të qëndrojë në arrati për një periudhë kaq të gjatë.

Nga Kategoria

Bota

“Do të masakrohen”, media amerikane: Trump hodhi poshtë sugjerimin e Netanyahut për të bërë thirrje për një kryengritje në Iran

25 Mars, 2026
Bota

Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, ja cilat anije lejohen të kalojnë

25 Mars, 2026
Bota

Gjykata vendos: Facebook, Instagram dhe Google krijojnë varësi

25 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Do të masakrohen”, media amerikane: Trump hodhi poshtë sugjerimin e Netanyahut për të bërë thirrje për një kryengritje në Iran

25 Mars, 2026

Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, ja cilat anije lejohen të kalojnë

25 Mars, 2026

Agron Shehaj del vetëm në garën për bashkitë, por nuk ka njerëz për këshilltarë! Kërkon bashkim

25 Mars, 2026

Gattuso para sfidës me Irlandën e Veriut: Ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime

25 Mars, 2026

Mbappé mohon lajmet për gjurin e gabuar: Real Madridi u kujdes shumë mirë për mua

25 Mars, 2026

Keni probleme me shëndetin e dhëmbëve? Mësoni si ta kuroni me aloe vera

25 Mars, 2026

Situata skandaloze në spitalin e Prrenjasti, prej 6 vitesh nuk ka mjek pediatër

25 Mars, 2026

A të shëndosh ushqimi pas orës 20:00? Ja e vërteta që duhet të dini

25 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.