• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Pacolli e shkarkoi nga Aeroporti i Vlorës, i përgjigjet Valon Lluka: Kam bërë vetëm detyrën, nuk i di arsyet e vendimit! Por do shihemi në gjyq

4 Shtator, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Valon Lluka, administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve për shkarkimin e tij nga detyra. Newsbomb.al nxori dokumentin, sipas të cilit dy ditë më parë, vetëm me votat e shoqërisë “Mabco Construcion SA”, Valon Lluka është shkarkuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka thekson se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet kompetente, duke e mësuar lajmin vetëm përmes raportimeve mediatike.

Ai shkruan se nuk është i informuar mbi shkaqet apo arsyet ligjore të një vendimi të tillë.

Lexo edhe:

Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten

Balla mbështet propozimin e Von der Leyen: Fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin rrjetet sociale

Sipas tashmë ish-administratorit, gjatë gati katër viteve në krye të shoqërisë ai ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin, kontratën e koncesionit dhe parimet e transparencës, duke shtuar se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën apo përkushtimin e tij profesional.

“Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre”, shkruan ai.

Valon Lluka paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të tij, ndërsa theksoi se projekti i Aeroportit të Vlorës, tashmë në fazën përfundimtare të punimeve, mbetet një projekt madhor për të dhe për Shqipërinë.

Deklaratë publike në lidhje me detyrën time si Administrator i VIA Sh.P.K:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur bashkëpunëtorë,

Të nderuar qytetarë,

Marr shkas nga raportimet dhe lajmet e shpërndara gjerësisht në media lidhur me shkarkimin tim nga pozita e Administratorit të Vlora International Airport – VIA Sh.p.k., pas një periudhe gati katërvjeçare në drejtimin e kësaj shoqërie me rëndësi të veçantë strategjike për shtetin shqiptar.

Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë.

Megjithatë, ju siguroj se në ushtrimin e detyrës sime si Administrator, kam vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Statutin e Shoqërisë, me Kontratën e Koncesionit, si dhe me të gjithë kuadrin tjetër ligjor e rregullator të zbatueshëm. Çdo vendim apo akt nga ana ime ka qenë i mbështetur mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me qëllim zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij projekti strategjik dhe të rëndësishëm për shtetin shqiptar.

Thënë këtë, ajo që mund të komunikoj sot me bindje të plotë është se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën, përkushtimin apo ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të detyrave e obligimeve të mia si Administrator.

Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre.

Në kushtet aktuale, rezervohem dhe do të ushtroj të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore të parashikuara, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të mia dhe të reputacionit tim profesional, si dhe për të sqaruar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar në opinionin publik.

Gjithashtu, deri në një njoftim tjetër, rezervohem të jap çdo qëndrim shtesë dhe ftoj mediat që këtë deklaratë ta konsiderojnë si përfundimtare.

Si përfundim, dëshiroj të theksoj se projekti i Aeroportit të Vlorës ka qenë dhe mbetet një projekt i një rëndësie të veçantë për mua personalisht dhe profesionalisht. Për gati katër vite kam punuar me përkushtim maksimal për të çuar përpara këtë projekt madhor, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe në prag të nisjes së operimeve.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin e jashtëzakonshëm të VIA-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, për institucionet publike shqiptare për mbështetjen dhe bashkëpunimin, për institucionet financiare që kanë besuar në këtë projekt dhe për nënkontraktorët e partnerët tanë, të cilët kanë kontribuar me profesionalizëm në realizimin e tij.

Me respekt,

Valon Lluka

Tags: Behgjet Pacollivaldon lluka

Nga Kategoria

Kryesore

Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten

22 Shtator, 2026
Aktualitet

Balla mbështet propozimin e Von der Leyen: Fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin rrjetet sociale

22 Shtator, 2026
Aktualitet

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK! Pasi del Prokuroria e Posaçme, shfaqet duke pirë cigare

22 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten

22 Shtator, 2026

Balla mbështet propozimin e Von der Leyen: Fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin rrjetet sociale

22 Shtator, 2026

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK! Pasi del Prokuroria e Posaçme, shfaqet duke pirë cigare

22 Shtator, 2026

GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, zbardhen dy akuzat që rëndojnë ndaj kreut të SHISH. Zbulohet se ku ndodhet numri një i sigurisë kombëtare

22 Shtator, 2026

Aksioni i SPAK/ Përveç Prodës, kontrollet shtrihen edhe të drejtues të tjerë të Policisë

22 Shtator, 2026

Dosja “AKSHI”/ Apeli i Posaçëm vendos sot për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit

22 Shtator, 2026

A është cenuar siguria kombëtare? SPAK lëshoi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, hera e parë në historinë e Shqipërisë, kreu i SHISH me masë sigurie

22 Shtator, 2026

Skandali i AKSHI-t/ SPAK aksion blic, lëshon disa masa sigurie, kontrolle në zyra dhe banesa të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve (DETAJE)

22 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.