• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

ANALIZA/ A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

28 Gusht, 2025
tek Analizë, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit.

Në atë rast, brenda 15 ditësh, Qeveria do të emëronte një komisionar, që do t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës.

Lexo edhe:

Mijëra grekë marshojnë në protesta për pagat e ulëta para votimi të buxhetit 2026

Shkupi proteston sot për çlirimtarët që po mbahen në Hagë, organizatorët u bëjnë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së të mos shkojnë: Mund të arrestoheni

Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë.

E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhja e komisionarit nuk ka kritere të veçanta, por zakonisht ai zgjidhet nga komuna ku jeton. Dhe, mandati i tij është i përkohshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Njoftimi i Mickoskit pasoi vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të lehtësuar pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur, me vetëm dy nënshkrime, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Kjo ngriti shqetësime se fleta e votimit mund të bëhet shumë e gjatë dhe e ngatërruar.

“Çdo gjë është e mundur. Fleta e votimit mund të jetë 7-8 metra e gjatë, për të penguar qytetarët që të dalin. Por, dua të paralajmëroj se sipas Kushtetutës dhe ligjit, nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, Qeveria emëron komisionarë”, tha Mickoski.

Si zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshilltarët në Maqedoninë e Veriut?

Për të zgjedhur kryetarin e komunës në rundin e parë, duhet të votojë së paku një e treta e votuesve të regjistruar.

Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, rundi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar në rundin e parë. Kandidati që fiton më shumë vota në rundin e dytë, zgjidhet kryetar.

Nëse as pas rundit të dytë nuk zgjidhet kryetari, KSHZ-ja e njofton Qeverinë dhe Qeveria ndërhyn sipas ligjit.

Për zgjedhjen e këshilltarëve nuk kërkohet pjesëmarrje minimale. Ulëset në këshill ndahen sipas numrit të votave që merr secila listë kandidatësh.

Skenari i zgjedhjeve të pasuksesshme, i mundshëm në komunat më të vogla

Analistët politikë paralajmërojnë se zgjedhjet për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut mund të dështojnë në disa komuna më të vogla – sidomos në ato që janë më të prekura nga emigracioni.

“Nuk pres që në një numër të madh komunash të mos arrihet pragu. Por, në komunat më të vogla, ku ka pak interes për të votuar, abstenimi mund të çojë në dështim të procesit. Këto zakonisht janë zona me popullsi shumë të vogël. Nuk pres që kjo të ndodhë në Shkup apo në qytetet e mëdha”, thotë Aleksandar Novakovski, ish-kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëron, gjithashtu, për rreziqet nga numri i madh i kandidatëve dhe mundësinë e manipulimeve.

“Shpresojmë që këto të mos ndodhin. Por, nëse ndodhin, mund të ketë pasoja serioze në përpunimin e të dhënave, kosto financiare dhe fletëvotime tepër të gjata. Po ashtu, mund të rrezikohet fshehtësia e votës, si dhe të ketë shumë ankesa”.

“Nga përvoja ime, keqpërdorimet janë të mundshme. Për shembull, një parti që e di se nuk mund të fitojë në një komunë, mund t’u thotë mbështetësve të saj të regjistrohen si kandidatë. Imagjinoni 1.000 kandidatë në një fletëvotim…”, thotë Novakovski.

Analisti politik, Sefer Selimi, thotë se deklarata e kryeministrit Mickoski për mundësinë e emërimit të “të besuarve” të Qeverisë, në rast se dështojnë zgjedhjet lokale, duket më shumë si një mënyrë për t’i dekurajuar kandidatët e pavarur.

Sipas tij, partitë tradicionale gjithmonë kanë vendosur pengesa shtesë për pjesëmarrjen e tyre.

“Mundësia për të emëruar të besuar qeveritarë është shumë e vogël. Edhe nëse ndodh, përsëri duhet të ketë zgjedhje, ku qytetarët vendosin, e jo kryeministri”, thotë Selimi.

Kriteret për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje duhej të përcaktoheshin përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri një seancë të jashtëzakonshme më 16 gusht, por propozimi nuk u miratua.

Kuvendi pritet të mbajë edhe dy seanca para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale – më 2 dhe më 12 shtator.

Kondarko: Kemi mekanizma për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, Boris Kondarko, tha se edhe nëse ka numër të lartë të kandidatëve të pavarur – pasi tani u mjaftojnë vetëm dy nënshkrime për të garuar – KSHZ-ja i ka mekanizmat për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ai pranoi se numri i lartë i tyre mund ta bëjë procesin më të kushtueshëm, por tha se nuk do ta pengojë organizimin.

“Do të shohim pas afatit të dorëzimit të listave, më 13 shtator, se sa kandidatë do të regjistrohen, sa do t’i plotësojnë kushtet dhe sa do të konfirmohen. Ne do t’i përshtatim fletëvotimet në mënyrë që të respektohen të drejtat e të gjithëve”, tha Kondarko për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, dy komuna në Maqedoninë e Veriut – Mavrovë-Rostushë dhe Qendra Zhupa – mbetën pa kryetarë komune dhe u drejtuan përkohësisht nga përfaqësues të emëruar nga Qeveria.

Në rundin e parë, zgjedhjet nuk u zhvilluan me sukses, sepse në votime morën pjesë vetëm rreth 25 për qind e qytetarëve – shumë më pak se pragu i kërkuar.

Në rundin e dytë, në Mavrovë-Rostushë, kandidati u tërhoq, ndërsa në Qendrën Zhupë përsëri nuk u arrit numri i nevojshëm i votuesve. / REL /

Tags: zgjedhje

Nga Kategoria

Ekstra

Mijëra grekë marshojnë në protesta për pagat e ulëta para votimi të buxhetit 2026

16 Dhjetor, 2025
Kryesore

Shkupi proteston sot për çlirimtarët që po mbahen në Hagë, organizatorët u bëjnë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së të mos shkojnë: Mund të arrestoheni

13 Dhjetor, 2025
Lajme

Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

12 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Drejtuesja e AKSHI arrin në GJKKO me ndihmën e makinës së policisë

Drejtuesja e AKSHI arrin në GJKKO me ndihmën e makinës së policisë

18 Dhjetor, 2025
Gazetari i KOHËS, Faton Polisi, nderohet me çmimin e KOMF-it për angazhimin në mbrojtjen e fëmijëve

Gazetari i KOHËS, Faton Polisi, nderohet me çmimin e KOMF-it për angazhimin në mbrojtjen e fëmijëve

18 Dhjetor, 2025

Video: Kolumbia forcon praninë ushtarake pas sulmit ndaj stacionit të policisë

18 Dhjetor, 2025
Video/ Avokati i Popullit në mes të kaosit në Kuvend, Endrit Shabani i jep një përshëndetje me dy gishta lart opozitës

Video/ Avokati i Popullit në mes të kaosit në Kuvend, Endrit Shabani i jep një përshëndetje me dy gishta lart opozitës

18 Dhjetor, 2025
Plagosje me armë në Mamurras, dy 18-vjeçarë nën hetim si të dyshuar

Plagosje me armë në Mamurras, dy 18-vjeçarë nën hetim si të dyshuar

18 Dhjetor, 2025

Fermëtarët sjellin traktorë në Bruksel për të protestuar marrëveshjen tregtare mes BE-së dhe Mercosur-it

18 Dhjetor, 2025

Si e justifikon Harvey Barnes kualifikimin për të luajtur për Skocinë?

18 Dhjetor, 2025
Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Balla shpreh ironinë ndaj PD: Kur protestat janë të boshatisura, shkaktojnë trazira në Kuvend.

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Balla shpreh ironinë ndaj PD: Kur protestat janë të boshatisura, shkaktojnë trazira në Kuvend.

18 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.