Në pyllin e Pishë-Poros në Vlorë vijon për të dytën ditë radhazi zjarri që po djeg pishat pranë lagunës së Nartës.
Vatrat e zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore, për shkak të shtrirjes së gjerë që ka kjo zonë.
Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës. Ndërkohë, nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.