• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Izraeli vret përsëri 5 gazetarë, mes tyre të “Reuters”-it dhe “NBC”-së

25 Gusht, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Përsëri gazetarë të vrarë nga sulmet izraelite. Rreth 20 persona, përfshirë pesë gazetarë që punonin për mediat ndërkombëtare, raportohet se janë vrarë këtë të hënë, më 25 gusht, në një sulm izraelit ndaj një spitali në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Televizioni Zyrtar i Palestinës raportoi se mes të vdekurve ishte kameramani i tij, Hussam al-Masri, i cili gjithashtu punonte për agjencinë e lajmeve “Reuters“. Sipas asaj që raportoi më pas “Reuters“, kameramani u vra në sulmin ndaj spitalit ndërsa po transmetonte në transmetim “live” imazhet e sulmit të parë. Si pasojë, imazhet u ndalën papritur.

Ndërsa “Al Jazeera” konfirmoi se po ashtu mes të vrarëve ishte dhe fotografi i saj, Mohammad Salama.

Lexo edhe:

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

Rreziqe të mëdha por pritshmëri të ulta për bisedimet ndërmjet Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së

Një burim mjekësor i cituar nga “Anadolu Agency” gjithashtu konfirmoi vdekjen e fotoreporteres Maryam Abu Daqqa.

Fotoreporteri tjetër i “NBC“-së Moaz Abu Tahau vra gjithashtu në sulmin izraelit që kishte si objektiv spitalin.

Më vonë, “BBC” raportoi se një gazetar i pestë ka humbur jetën si pasojë e sulmit të sotëm në Spitalin Nasser nga Izraeli. Bëhet fjalë për gazetarin Ahmad Abu Aziz, i cili kishte mbetur i plagosur fillimisht por ndërroi jetë pas disa orësh për shkak të plagëve të marra, duke e çuar në pesë numrin e gazetarëve të vrarë në sulmin e kësaj të hëne.

Mbrojtja Civile Palestineze raportoi në një deklaratë se shoferi i një automjeti zjarrfikës u vra gjatë sulmit dhe se shtatë të tjerë nga ekipi i tij u plagosën ndërsa përpiqeshin të shpëtonin viktimat dhe të nxirrnin trupat.

Sipas korrespondentëve të “Anadolu Agency”, ushtria izraelite ka sulmuar katin e sipërm të ndërtesës së urgjencës, të njohur si kati “Al-Yassin”.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha në një deklaratë se tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulm. Ministria shtoi se ushtria izraelite ka goditur katin e katërt të një prej ndërtesave të kompleksit në dy sulme ajrore, duke theksuar se sulmi i dytë ndodhi ndërkohë që ekipet e shpëtimit kishin arritur për të evakuuar të plagosurit dhe për të nxjerrë të vdekurit.

Këto zhvillime vijnë pas sulmit të 10 gushtit që ndodhi në qytetin e Gazës, ku u vranë gjashtë gazetarë të “Al Jazeera”-s. Autoritetet izraelite më vonë akuzuan njërin nga të vdekurit si komandant të Hamasit, pa ofruar ndonjë dëshmi.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit më 7 tetor 2023, të paktën 244 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë nga sulmet izraelite, sipas statistikave të “TRT World”.

Më shumë se 500 gazetarë dhe punonjës të mediave janë plagosur, zhvendosur ose detyruar të shkojnë në mërgim.

Izraeli mohon se ka pasur qëllim të drejtpërdrejtë gazetarët, por grupet mbikëqyrëse, përfshirë Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), kanë dënuar atë që ata e përshkruajnë si “dhunë të pazakontë ndaj gazetarëve” dhe kërkojnë hetime ndërkombëtare të pavarura./

Tags: gazetareizrael

Nga Kategoria

Ekonomi

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Bota

Rreziqe të mëdha por pritshmëri të ulta për bisedimet ndërmjet Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së

23 Janar, 2026
Kryesore

TMERR/ Sherr me armë në Kukës! Dy kushërinjtë mbledhin shokët dhe tentojnë të vrasin një person

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të gjitha transferimet e përfunduara të Liverpool-it deri tani për sezonin 2025-26 – lista

23 Janar, 2026
Komisioni Evropian ribalon mbështetje të plotë për Ukrainën, 200 miliardë euro dhe rritje e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komisioni Evropian ribalon mbështetje të plotë për Ukrainën, 200 miliardë euro dhe rritje e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

23 Janar, 2026

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026

Rreziqe të mëdha por pritshmëri të ulta për bisedimet ndërmjet Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së

23 Janar, 2026
Drama në familjen Beckham vazhdon, Romeo shfaqet i lumtur në Paris me ish-të dashurën e Brooklynit.

Drama në familjen Beckham vazhdon, Romeo shfaqet i lumtur në Paris me ish-të dashurën e Brooklynit.

23 Janar, 2026
Bardhi pas takimit me ministrin gjerman për Europën: Opozita mbështet integrimin europian, por thelbësore për Shqipërinë është…

Bardhi pas takimit me ministrin gjerman për Europën: Opozita mbështet integrimin europian, por thelbësore për Shqipërinë është…

23 Janar, 2026

TMERR/ Sherr me armë në Kukës! Dy kushërinjtë mbledhin shokët dhe tentojnë të vrasin një person

23 Janar, 2026
SHBA përgatitet për stuhinë e akullit, mbi 160 milionë njerëz do të ndihen në ndikimin e motit ekstrem këtë fundjavë.

SHBA përgatitet për stuhinë e akullit, mbi 160 milionë njerëz do të ndihen në ndikimin e motit ekstrem këtë fundjavë.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.