Viti i ri shkollor 2025-2026 do të nisë më datë 8 Shtator. Klasat do të hapen në fillim të vjeshtës për të gjithë nxënësit e arsimit bazë, pra ciklit 9-vjeçar dhe atyre të mesëm.
Cikli shkollor për arsimin e ulët do të mbyllet më 12 Qershor 2026, ndërsa për maturantët shkolla përfundon më 29 Maj 2026. Provimet shtetërore për për klasat e 9-ta do të zhvillohen nga 15 deri më 26 Qershor ndërsa për maturantët do të mbahen më 1 deri më 26 Qershor 2026.
Sakaq, regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta vijojnë të jenë të hapura deri më 31 Gusht nëpërmjet portalit e-Albania.
Afishimet e datave zyrtare janë publikuar gjithashtu dhe nga kryeministri Edi Rama, bashkëngjitur me to dhe rregullat bazë të shkollës që duhet të ndiqen nga nxënësit, si dhe një sërë udhëzimesh lidhur me komunikimin dhe bashkëpunimin e prindit me shkollën.