• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

18 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025. Sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Në muajin korrik 2025 ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni përmbyset në anë të rrugës

Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.

Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet shqiptare, veçanërisht në zonat urbane, ku kërkesa për banesa me qira mbetet e lartë për shkak të urbanizimit dhe fluksit të lartë të turistëve, sidomos në Tiranë ku ka edhe lëvizje migratore te brendshme.

Një faktor kryesor që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shumë ndërtesa janë dhënë me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, që kanë si klientë kryesisht familjet vendase.

Nëse jep shtëpinë me qira mujore, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, një apartament 1+1, më i liri është në zonën e Freskut, që varion nga 330-400 euro, më i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri në 800 euro/muaj. Për apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin në 1300 euro në zonën e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.

Të gjithë drejt qirave ditore, por u rritën ato mujore, duke dëmtuar klientët vendas

Një tjetër kategori që ka njohur rritje të ndjeshme çmimesh mbi mesataren e përgjithshme janë pijet joalkoolike dhe shërbimet e kafeneve. Në korrik 2025 çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% në krahasim me korrikun 2024.

Çmimet e kafesë, çajit dhe ujit të ofruara në ambiente publike janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot në rritje për pagat e stafit dhe çmimet e importit të kafesë.

Kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në kërkesën për konsum, pasi kafeneja mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Megjithatë, për konsumatorët me të ardhura të kufizuara, frekuentimi i përditshëm i kafeneve është kthyer gjithnjë e më shumë në një luks të vështirë për t’u përballuar.

Ndërkohë që qiratë dhe pijet në kafene mbeten ndër sektorët me rritje më të lartë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar luhatje.

Gjithashtu mbulesat e dyshemesë ndonëse janë një produkt që nuk kanë shumë peshë në shpenzimet e buxheteve të familjeve janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik 2024 çmimet e këtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Një vit më parë në korrik ky ndryshim ishte 2.9%.

Edhe pse normat e përgjithshme të inflacionit kanë filluar të bien krahasuar me kulmin në vitin 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke u shndërruar në barrë të përhershme mbi konsumatorët./ Monitor.al

Nga Kategoria

Kryesore

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni përmbyset në anë të rrugës

21 Dhjetor, 2025
Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.
Aktualitet

Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.

21 Dhjetor, 2025
Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.
Aktualitet

Masakra në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë të çliruar në Nigeri

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Historia e jashtëzakonshme e Denis Rodman: aventurat me Madonën dhe Carmen Electrën, dhe si e lëndoi tre herë organin gjenital…

Historia e jashtëzakonshme e Denis Rodman: aventurat me Madonën dhe Carmen Electrën, dhe si e lëndoi tre herë organin gjenital…

21 Dhjetor, 2025

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni përmbyset në anë të rrugës

21 Dhjetor, 2025
Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.

Masakra në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë të çliruar në Nigeri

21 Dhjetor, 2025
Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.

Shkëputja masive në shkollën katolike, 130 nxënës të tjerë në Nigeri lëshohen.

21 Dhjetor, 2025

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria

21 Dhjetor, 2025
“Pritet një luftë civile në Amerikë deri në 2026”/ Alfred Cako diskuton për SPAK-un, Ramën dhe çështjen Balluku në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja u sulmua për arsye të tjera, jo për korrupsion...

“Pritet një luftë civile në Amerikë deri në 2026”/ Alfred Cako diskuton për SPAK-un, Ramën dhe çështjen Balluku në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja u sulmua për arsye të tjera, jo për korrupsion…

21 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët paralajmërojnë për transmetimin e gripit gjatë festave

21 Dhjetor, 2025

Tregu i Lezhës i boshatisur për festa, shkak rritja e çmimeve

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.