• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Dështimi i koalicionit qeveritar në Gjermani, analiza e DW: Zvarritje e falimentimit politik! Ç’ndodh më tej?

8 Nëntor, 2024
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Do të ketë zgjedhje të reja, por kur? Kancelari Olaf Scholz do që të drejtojë me qeverinë e pakicës të përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët dëri në janar 2025. Opozita në Bundestag kërkon zgjedhje sa më parë.

Çfarë mund të ndodhë dhe çfarë duhet të ndodhë? Kjo është pyetja që shtrohet pas dështimit të koalicionit të përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët. Një pyetje, së cilës kancelari Olaf Scholz (SPD) i përgjigjet krejt ndryshe nga opozita. Kjo kërkon të mos humbet kohë. Unioni konservator kristiandemokrat/socialdemokrat (CDU/CSU), që sipas sondazheve aktuale ka shanset më të mira për të qenë forca kryesore në zgjedhje, kërkon menjëherë zgjedhej të parakohshme.

Qysh të enjten në mëngjes (07.11.2024) u zhvillua takimi i kryesisë së partisë me grupin parlamentar me kryetarin e partisë Friedrich Merz. “Koalicioni tripartiak nuk kam ë shumicën në Bundestag dhe në këtë mënyrë ne i kërkojmë kancelarit – këtë madje me një vendim unanim të grupit parlamentar të CDU/CSU-së – që tani menjëherë të paraqesë kërkesën për votëbesim në parlament më fillim të javës që vjen”, deklaroi Merz.

Lexo edhe:

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në Ballkanin Perëndimor?

Veprim apo heshtje? BE-ja përballet me një moment të së vërtetës: A do t’i zbatojë sanksionet tregtare ndaj Izraelit

Kancelari Olaf Scholz nuk do që ta imponojnë


Çështja e votëbesimit, do të thotë, që kancelari vet ta kërkojë atë. Normalisht ai ka shumicën në parlament. Por tani me dështimin e koalicionit ai ka mbështetjen vetëm të socialdemokratëve dhe të ekologjistëve, ndërsa deputetët liberal-demokratë nuk e mbështesin më. Nëse kancelari humbet votën e besimit, atëherë ligji themeltar e përcakton qartë procedurën e mëtejshme, që çon në zgjedhje të reja.

PorScholz ka planin e tij kohor, që e komunikoi të mërkurën në mbrëmje dhe ai do t’i përmbahet këtij plani. Ai dëshiron që më 15 janar 2025 të paraqesë kërkesën për votëbesim dhe deri atëherë të vazhdojë të drejtojë me qeveri pakice të përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët. “Qeveria vazhdon punën e saj, kështu do të jetë në javët e muajt e ardhshëm dhe qytetaret dhe qytetarët së shpejti do të kenë mundësinë të vendosin sërish, se si të vazhdohet më tej”, tha ai në një konferencë të këshillave të ndërmarrjes Telekom, ku mori pjesë sipas planifikimit të enjten në mëngjes.

Opozita në Bundestag mund ta rrëzojë kancelarin vetëm me shumicë


SPD dhe Të Gjelbërit duan që përpara zgjedhejve të reja të kalojnë edhe disa ligje, ndaj u duhet kohë që të pozicionohen për zgjedhjet e reja. Në sondazhe të dyja këto parti kanë vlera shumë të dobëta, kjo qeveri madje vlerësohet si më e padëshiruara në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Këtë kohë ato vërtetë mund t’ia krijojnë vetes, sepse askush nuk mund ta detyrojë kancelarin që të përballet me procesin e votëbesimit.

Ligji themeltar parashikon për opozitën mundësinë e një të ashtuquajture votë mosbesimi konstruktive. Por për këtë partive opozitare u duhet të krijojnë një mazhorancë të vetën e kjo do të ishte e mundur vetëm nëse CDU/CSU bashkohet me të gjitha partitë e tjera në parlament përpos socialdemokratëve dhe ekologjistëve – pra edhe me partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë AfD. Por unioni konservator as që e shtron një bashkëpunim me këtë parti.

“Zvarritje e falimentimit politik”


Friedrich Merz, që në zgjedhjet e ardhëshme do hyjë në garë si kandidati për kancelar i CDU/CSU-së nxiton. Ai thotë se shtyrja e zgjedhjeve të reja është vetëm “zvarritje të falimentimit politik”. Të njëjtat tone përdor edhe kryeministri i Bavarisë, kristiansociali Markus Söder, që u shpreh po ashtu për kalimin sa më shpejt në procesin e votëbesimit dhe zgjedhje të reja. “Scholz, Habeck dhe Lindner kanë dështuar totalisht”, tha Söder në Mynih. Prishjen e koalicionit ai e cilësoi si “një simbol për rënien e Gjermanisë”.

Kancelari si dhe zëvendëskancelari e njëkohësisht ministër i Ekonomisë, Robert Habeck duan që t’i përmbahen planit kohor. SPD dhe të Gjelbërit nuk janë një “koalicion në pozitë komisare”, por një qeveri e pakicës e kësisoj e aftë të veprojë edhe në nivel ndërkombëtar./ DW

Tags: gjermanischolz

Nga Kategoria

Analizë

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në Ballkanin Perëndimor?

3 Qershor, 2025
Analizë

Veprim apo heshtje? BE-ja përballet me një moment të së vërtetës: A do t’i zbatojë sanksionet tregtare ndaj Izraelit

2 Qershor, 2025
Analizë

Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë 140 deputetë

31 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

7 Qershor, 2025

Mbyllet 0-0 pjesa e parë! Manaj humb penalltinë në fund

7 Qershor, 2025

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

7 Qershor, 2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

7 Qershor, 2025

E rëndë në Tiranë, 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

7 Qershor, 2025

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

7 Qershor, 2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.