Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
- Në orët e paradites priten kthjellime dhe vranësira të lehta.
- Nga mesdita deri pasdite vonë vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, kryesisht në zonat kodrinore-malore.
- Në mënyrë të izoluar mund të ketë shtrëngata afatshkurtra si dhe reshje breshëri në zonat malore.
Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina deri në 8 m/s. Deti do të ketë valëzim 1–2 ballë.
Temperaturat pritet të variojnë:
- Maksimale deri në 35°C
- Minimale deri në 16°C