• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Shpenzimet dhe të ardhurat për vitin 2025, fokus në infrastrukturë

6 Nëntor, 2024
tek Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisioni për Ekonominë dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri Malaj theksoi se ky projektbuxhet ka si objektiva kryesore sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme, krijimin e mundësive për punësim dhe zhvillim, si dhe konsolidimin fiskal, që synon uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e parametrave makroekonomikë dhe fiskalë në nivele pozitive.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 janë parashikuar në 754.6 miliardë lekë, ose 28.8% e PBB-së, një rritje prej 40.6 miliardë lekësh krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024. Ndërkaq, shpenzimet buxhetore për vitin 2025 janë planifikuar në 822.7 miliardë lekë, me një rritje prej 51.4 miliardë lekësh në krahasim me vitin 2024.

Lexo edhe:

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

Ministri Malaj shpjegoi se rritja e të ardhurave buxhetore për vitin 2025 është mbështetur në disa faktorë kyç. Parashikohet një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.9% dhe një indeks i çmimeve prej 3%. Po ashtu, reforma e pagave e nisur në korrik 2024 pritet të sjellë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagën dhe kontributet. Një tjetër faktor i rëndësishëm është përmirësimi në administrimin e tatimeve dhe taksave, si dhe efektet e politikave fiskale të zbatuara në vitet e kaluara.

Të ardhurat tatimore për vitin 2025 pritet të arrijnë në 709.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 54 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2024. Nga kjo shumë, 499 miliardë lekë do të mblidhen nga tatimet dhe doganat, ndërsa 168.9 miliardë lekë do të vijnë nga kontributet për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor. Ministri i Financave theksoi se burimet kryesore të rritjes së të ardhurave janë miradministrimi, rritja ekonomike dhe efektet pozitive të politikave fiskale të mëparshme.

Shpenzimet buxhetore për vitin 2025 janë planifikuar në 822.7 miliardë lekë, dhe do të përqendrohen në sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet dixhitale dhe bujqësia. Ministri Malaj nënvizoi se për vitin 2025 do të financohet me prioritet Planin e Rritjes së Bashkimit Europian (BE) për Ballkanin Perëndimor, që do të ndihmojë në përshpejtimin e konvergjencës ekonomike dhe sociale me vendet e BE-së.

Po ashtu, shpenzimet për pagat në administratën publike do të arrijnë në 127.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet operative për qeverisjen qendrore do të jenë 71.3 miliardë lekë. Një tjetër pjesë e shpenzimeve do të përdoret për mbështetje me skema sociale, përfshirë mbështetje për fermerët, mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale dhe sigurinë kibernetike, si dhe për shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë.

Në aspektin e shpenzimeve sociale, janë parashikuar 263.8 miliardë lekë për Fondet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për sigurimet shoqërore (192.3 miliardë lekë), ndërsa për sigurimet shëndetësore janë planifikuar 63.1 miliardë lekë.

Gjithashtu, për vitin 2025 janë parashikuar fonde për subvencione shtetërore, pagesat e papunësisë, ndihmën ekonomike dhe për bonusin e lindjeve.

Ministri Malaj përfundoi duke theksuar se ky projektbuxhet është një hap i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe për përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve shqiptarë.

Projektbuxheti për vitin 2025 ka si objektiva të tjera konsolidimin fiskal, me një ulje të borxhit publik në 55.8% të PBB-së dhe një balancë primare pozitive. Parashikohet një rritje ekonomike prej 3.9% për vitin 2025, që do të jetë e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, me një fokus të veçantë në sektorin e turizmit.

Tags: buxhetiinfrastruktureinvestime

Nga Kategoria

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.
Lajme

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025
Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.
Lajme

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

8 Dhjetor, 2025
Foto/ E dashura e Norris, e cila ka fituar vëmendjen pas garës së Abu Dhabit, dikur ishte në lidhje me një yll të Portugalisë.
Lajme

Foto/ E dashura e Norris, e cila ka fituar vëmendjen pas garës së Abu Dhabit, dikur ishte në lidhje me një yll të Portugalisë.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

8 Dhjetor, 2025

Paramount ndërmerr një hap të ashpër për të blerë Warner Bros, duke sfiduar Netflix-in.

8 Dhjetor, 2025
Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

Egnatia kthehet te fitorja, Rrogozhinasit mposhtin Vorën dhe ngriten në vendin e parë në klasifikim.

8 Dhjetor, 2025

Paramount Skydance bën ofertë konkuruese për Warner Bros Discovery

8 Dhjetor, 2025
“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

“Bëj kontrollet se më ke shkaktuar infeksion”/ Të riut i mbushet kupa, vret të dashurën pasi ajo refuzoi të ketë marrëdhënie me të.

8 Dhjetor, 2025

Tërmet me magnitudë 7.2 godet bregun verior të Japonisë dhe aktivizon alarm për cunami.

8 Dhjetor, 2025
Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

Rooney për Salah: Ai ka bërë të gjitha gabimet e mundshme e po shkatërron reputacionin e tij te Liverpool.

8 Dhjetor, 2025

Fermerët grekë protestues hyjnë me forcë në pistën e aeroportit të Kretës, duke shkaktuar pezullime fluturimesh.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In