• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

4 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme, Rajoni, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë më 2 gusht.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në ndeshjen, ishte në kuadër të fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë maqedonase.

Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut gjatë kësaj ngjarjeje sportive u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët përbëjnë 24.3 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 1.8 milion banorësh.

Lexo edhe:

52 persona nën hetim/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, 240 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 14 milionë euro të pastruara

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

Ngjarja ka nxitur reagime jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri, vende me shumicë shqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ishte i pranishëm në ndeshje, i dënoi të hënën “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe”.

Duke folur për mediat, Mickoski tha se, ndonëse ishte në sallë gjatë ndeshjes, “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, duke pretenduar se bëhej fjalë për “një grup të vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski./rel

Tags: micokoskithirrje antishqiptare

Nga Kategoria

Bota

52 persona nën hetim/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, 240 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 14 milionë euro të pastruara

6 Nëntor, 2026
Lajme

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

6 Nëntor, 2026
Bota

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

6 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

52 persona nën hetim/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, 240 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 14 milionë euro të pastruara

6 Nëntor, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

6 Nëntor, 2026

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

6 Nëntor, 2026

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

6 Nëntor, 2026

Spanjë/ Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë, në hetim organizata kriminale shqiptare

6 Nëntor, 2026

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026

Kërcënime me bomba në mbi 25 fluturime në 7 vende të Europës, dyshimet drejtohen nga Rusia

6 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.