• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

52 persona nën hetim/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, 240 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 14 milionë euro të pastruara

6 Nëntor, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një organizatë kriminale ndërkombëtare, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Caveau 38”, i zhvilluar në bashkëpunim me SPAK-un në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte mes Shqipërisë, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë.

Sipas autoriteteve, grupi kishte trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kishte transferuar rreth 14 milionë euro para të gatshme nga Italia drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Lexo edhe:

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza në Lecco, me autorizimin e Prokurorisë së Antimafias në Milano, ku u ekzekutua sekuestrimi parandalues i dy shoqërive tregtare që dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në total, 52 persona janë vënë nën hetim, përfshirë pronarët dhe administratorët e dy kompanive. Sipas prokurorit Marcello Viola, organizata merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës, si dhe me grumbullimin dhe transferimin jashtë vendit të parave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetuesit kanë dokumentuar gjithashtu pastrimin e parave përmes blerjes së metaleve të çmuara. Konkretisht, është zbuluar blerja e të paktën 8 kilogramëve shufra ari, përmes një kompanie që ushtronte aktivitet në përpunimin e metaleve të çmuara dhe kishte seli në Milano dhe Alessandria.

Ndërkohë, një tjetër kompani në Lecco dyshohet se shërbente si kasafortë financiare e grupit, duke investuar paratë e paligjshme në pasuri të paluajtshme.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 6 persona, ndërsa u sekuestruan 1.5 milionë euro para të gatshme dhe 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis.

Për të garantuar vazhdimësinë e aktivitetit të dy kompanive dhe për të mbrojtur punonjësit, të cilët sipas hetimeve nuk kishin dijeni për veprimtarinë kriminale, është caktuar një administrator gjyqësor.

Në operacionin ndërkombëtar morën pjesë edhe hetuesit e SPAK-ut, duke shënuar një tjetër bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Nga Kategoria

Lajme

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

6 Nëntor, 2026
Bota

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

6 Nëntor, 2026
Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

52 persona nën hetim/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, 240 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 14 milionë euro të pastruara

6 Nëntor, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

6 Nëntor, 2026

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

6 Nëntor, 2026

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

6 Nëntor, 2026

Spanjë/ Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë, në hetim organizata kriminale shqiptare

6 Nëntor, 2026

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026

Kërcënime me bomba në mbi 25 fluturime në 7 vende të Europës, dyshimet drejtohen nga Rusia

6 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.