• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 7 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Kodi i ri Penal, Rama: Nuk e ka hartuar qeveria, rrini të qetë nuk iu vjen dot asgjë e keqe po shkojmë drejt BE

1 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama në platformën X ka reaguar ndaj thirrjeve publike të disa shoqatave të gazetarëve, që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në draftin e ri të Kodit Penal.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama shprehet se se drafti aktual nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave. Kryeministri thotë se ky draft i është besuar një grupi ekspertësh nën udhëheqjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Gjithashtu i lajmëron se nuk do tu vijë asgjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, por me këtë Shqipëria do të shkojë në BE.

Lexo edhe:

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

Dyshohet se do t’i prishnin takimin Ramës, dy qytetarë burgosen 4 orë në Lezhë

Reagimi i plotë:

Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.

Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.

Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!

Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS

Tags: kodi i ri penalRama

Nga Kategoria

Bota

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

7 Prill, 2026
Aktualitet

Dyshohet se do t’i prishnin takimin Ramës, dy qytetarë burgosen 4 orë në Lezhë

7 Prill, 2026
Bota

Çfarë mund të bëjë ushtria amerikane nëse Irani nuk i përmbahet ultimatumit të Trumpit

7 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri Mircea Lucescu

7 Prill, 2026

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

7 Prill, 2026

Dyshohet se do t’i prishnin takimin Ramës, dy qytetarë burgosen 4 orë në Lezhë

7 Prill, 2026

I doli emri në dokumentet e dosjes “Epstein”/ Bill Gates do të dëshmojë para Kongresit amerikan

7 Prill, 2026

Çfarë mund të bëjë ushtria amerikane nëse Irani nuk i përmbahet ultimatumit të Trumpit

7 Prill, 2026

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”/ Pas deklaratës së Trump, ‘shpërthejnë’ demokratët: Ta largojmë si President

7 Prill, 2026

U kapën me drogë në Itali, gjykata cakton masat për dy kushërinjtë shqiptarë

7 Prill, 2026

Londër: Miratohet Deklarata e Westminster kundër abuzimit politik të fesë, edhe shqiptarë pjesë të nismës

7 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.