• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohen dy pjesëtarë shqiptarë të trafikut të kokainës

6 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion antidrogë është organizuar në vendin tonë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali gjatë periudhës 2018-2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mësohet se të arrestuarit janë 34-vjeçari, Juljan Kollçaku dhe dhe 30-vjeçari, Maksim Ndoci. Gjithashtu bëhet me dije se janë kontrolluar ambiente të 20 personave të cilët dyshohet se janë  të implikuar në këtë veprimtari. Nga kontrollet sekuestrohen 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

Njoftimi i plotë:

Lexo edhe:

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

Policia e Shtetit kontribuon në planin operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të zhvilluar nga agjencitë ligjzbatuese në Firence. Arrestohen në Shqipëri, me qëllim ekstradimin, 2 pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali.

Gjithashtu, kontrollohen ambiente të lidhura me 20 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari. Nga kontrollet sekuestrohen 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të iniciuar nga agjencitë ligjzbatuese në Itali, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Kombëtare, me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me DVP-të Tiranë dhe Durrës, ekzekutuan vendimet e GjKKO-së, për:

-arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve J. K., 34 vjeç, banues në Kavajë dhe M. N., 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-kontrollin e ambienteve të lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme.

Tags: operacion antidroge

Nga Kategoria

Kosova

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

8 Qershor, 2026
Bota

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

8 Qershor, 2026
Aktualitet

Arben Malaj në mbështetje të kauzës së Zvërnecit, ish-ministri i Ramës pas protestës vendos dorezat dhe pastron bulevardin nga mbeturinat

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

8 Qershor, 2026

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh, pritje madhështore me lule dhe të shtëna me top

8 Qershor, 2026

Arben Malaj në mbështetje të kauzës së Zvërnecit, ish-ministri i Ramës pas protestës vendos dorezat dhe pastron bulevardin nga mbeturinat

8 Qershor, 2026

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

8 Qershor, 2026

Zgjedhjet parlamentare/ Kos: Që Kosova të përparojë në rrugën drejt BE-së, nevojiten kompromise nga forcat politike

8 Qershor, 2026

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama ironizon pankartat në protestë: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

8 Qershor, 2026

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima dhe dhjetëra të lënduar, alarm për cunami

8 Qershor, 2026

Rama ndan PAMJET dhe rikujtojn futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës: Rezultat i punës sonë

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.