• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 31 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vila, apartamente dhe toka në Mullet, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 9.3 milionë euro! U përfituan përmes kontrabandës nga një grup kriminal

29 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Me urdhër të SPAK janë sekuestruar 21 pasuri më vlerë 9.3 milionë euro pasi dyshohet se janë përfituar përmes kontrabandës nga një grup kriminal. Sipas raportit të SPAK, janë sekuestruar apartamente banimi, vila, parkime dhe tokë truall.

Ndër pasuritë që është vendosur sekuestro janë dy vila luksoze në Mullet, njëra prej të cilave ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”, me sipërfaqe ndërtimi mbi 380 m2 dhe truall 818 m2.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar edhe disa prona në emër të shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., ku bëjnë pjesë një sërë truallesh dhe godinash në zonën kadastrale nr. 2446, të regjistruara në volumin dhe faqet përkatëse të regjistrit të pasurive.

Lexo edhe:

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

Masa është marrë në kuadër të procedimit penal nr. 20 viti 2023 i regjistruar për veprat penale të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 473 datë 28.07.2025 ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
-Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë vijon:

Pasuri në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):

Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125

Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124

Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123

Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118

Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77

Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120

Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

Apartamente banimi:
Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
-Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
– Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
– Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
-Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
– Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
– Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.

III. Parkime:

– Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
– Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
– Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8

Vila dhe truall në zonën e Mulletit:

-Vilë e tipit Rose nr. 151 me përbërje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelë ndërtimi 818 m2 dhe sip ndërtimi 386 m2, e cila ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, Tiranë.

-Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.

Nga Kategoria

Bota

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025
Aktualitet

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

30 Korrik, 2025
Bota

Mashtrimi/ Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

30 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

30 Korrik, 2025

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

30 Korrik, 2025

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

30 Korrik, 2025

Mashtrimi/ Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

30 Korrik, 2025

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

30 Korrik, 2025

Fëmijëria, sulmi i ’97-ës dhe politika/ Edi Rama tregon historinë e tij për revistën gjermane

30 Korrik, 2025

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, sekuestrohet 300 mijë euro drogë, në pranga shqiptari dhe një francez

30 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.