• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vijon debati Shabani-Lapaj: Kur s’mban ti përgjegjësi për vjerrin, as unë s’mbaj për dajon

16 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani ka reaguar sërish ashpër ndaj Adriatik Lapajt, pasi ky i fundit e akuzoi se do ta gjykonte populli për faktin se Zeqir Kordhoni i dërgoi një shkresë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, ku kërkon që të marrë mandatin e vetëm të fituar nga ky koalicion më 11 Maj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shabani në postimin e tij në Facebook, deklaron se pa votat e tij dhe kandidatëve të tjerë, Lapaj nuk do të ishte deputet.

Ndërsa më tej, kreu i ‘Nismës Thurje’ shton se Zeqir Kordhoni e bëri burrë Lapajn, pasi sipas tij, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, nuk mbajti zotin e tij publik për mandatin e vetëm të deputetit.

Lexo edhe:

Seanca në GJKKO/ “Akuza është shumë seksiste”, Kryemadhi debate me prokurorin: Duket sikur kam qenë në pozitën e shërbëtores

Qershori 2026, më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore

Në fund Shbanai sulmon ashpër Lapajn, duke theksuar se kur ai nuk mban përgjegjegjësi për vjehrrin, atëherë ai nuk mban përgjegjësi për dajën e tij.

“Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë“, shkruan Shabani në replikën e tij për Lapajn.

Postimi i plotë i Shabanit:

ë !

Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.

Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.

, ë ë ëë ë . Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!

Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota.  Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.

Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!

, ë ë ë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.

Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.

Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.

, ë ëë ë , ë ë ë ëë ë ë ? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.

Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!

Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.

Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.

Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.

Nga Kategoria

Kryesore

Seanca në GJKKO/ “Akuza është shumë seksiste”, Kryemadhi debate me prokurorin: Duket sikur kam qenë në pozitën e shërbëtores

9 Korrik, 2026
Bota

Qershori 2026, më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore

9 Korrik, 2026
Aktualitet

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

9 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Parisi blindon rrugët para Francë-Marok, masa të rrepta për çerekfinalen e Botërorit

9 Korrik, 2026

Rezart Veleshnja humb të atin, aktori i jep lamtumirën me një dedikim prekës

9 Korrik, 2026

Seanca në GJKKO/ “Akuza është shumë seksiste”, Kryemadhi debate me prokurorin: Duket sikur kam qenë në pozitën e shërbëtores

9 Korrik, 2026

Tërmet i fortë në Republikën Çeke, lëkundje me magnitudë 5.5 ballë

9 Korrik, 2026

Qershori 2026, më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore

9 Korrik, 2026
Iran and United States flags together realtions textile cloth fabric texture

Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave

9 Korrik, 2026

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

9 Korrik, 2026

Koncerti i Kanye West/ Policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.