• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Çfarë ndodhi? KPA pezullon nga detyra prokuroren e njohur (Emri)

16 Korrik, 2025
tek Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar nga detyra prokuroren Elona Alvora, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e kishte konfirmuar në detyrë më 7 Qershor 2022.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në vendimin e KPA, thuhet se prokurorja Elon Alviora pezullohet nga detyra për 1 vit dhe detyrohet që të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave.

Në vendimin e marrë ditën e sotme nga trupa me kryesuese Ina Ramën, u evidentua se prokurorja Alvora ka mangësi të cilat mund t’i përfitojë duke ndjekur programet trajnuese në Shkollën e Magjistraturës.

Lexo edhe:

“Balluku”/ “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”, Rama: PS do ta kalojë këtë test

“Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse”, Rama: Jemi në një udhëkryq

Elona Alvora është aktualisht prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

Vendimi për konfirmimin e saj në detyrë ishte apeluar nga Komisioneri Publik në vitin 2022.

Komisioneri Publik konstatoi në atë kohë se procesi i hetimit i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka qenë i plotë, e për rrjedhojë nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit është në kushtet për konfirmim në detyrë.

Komisioneri Publik kërkoi hetim të mëtejshëm për aftësitë profesionale të prokurores Alvora, pasi thotë se përfundimet e KPK për këtë kriter kontrolli nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenet 44, germa “b” dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Alvora.

Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elona Alvora për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 16.07.2025

Nga Kategoria

Lajme

“Balluku”/ “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”, Rama: PS do ta kalojë këtë test

26 Shkurt, 2026
Lajme

“Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse”, Rama: Jemi në një udhëkryq

26 Shkurt, 2026
Aktualitet

AKSHI/ Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri

26 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Balluku”/ “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”, Rama: PS do ta kalojë këtë test

26 Shkurt, 2026

“Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse”, Rama: Jemi në një udhëkryq

26 Shkurt, 2026

AKSHI/ Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri

26 Shkurt, 2026

“Drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”- Monika Kryemadhi mes batutave futet në GJKKO

26 Shkurt, 2026

Alarm në Greqi! Një qese me kocka njerëzore gjendet në koshin e mbeturinave në hyrje të një spitali

26 Shkurt, 2026

“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë!

26 Shkurt, 2026

SHBA-ja dhe Irani do të takohen për bisedime bërthamore mes frikës për konflikt ushtarak

26 Shkurt, 2026

U aksidentua disa ditë më parë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë! Momenti kur i pret rrugën makinës dhe “fluturon” në ajër

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.