• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, policia e Dibrës: Autorët nuk ishin të veshur me uniforma policie, droga shkak i mosmarrëveshjeve me viktimën

16 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, dha detaje në lidhje me operacionin policor të koduar “Bashkëfajësia”, që çoi në zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra. Trupi i pajetë i të riut u gjet më 9 korrik pranë liqenit të Ulzës, pas denoncimit të babait të tij për zhdukjen e djalit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni, i finalizuar pas një hetimi njëjavor, u drejtua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe u mbështet nga strukturat më të specializuara të Policisë së Shtetit, përfshirë Forcën e Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Hetimet u zhvilluan përmes metodave speciale dhe analizës së pamjeve filmike, provave të mbledhura nga vendngjarja dhe të dhënave operative.

Si rezultat, u arrestuan dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes  Petrit Çakrri, 55 vjeç, banues në Tropojë. Ai u ndalua në fshatin Golaj të Kukësit.

Lexo edhe:

Mesazhe me përmbajtje seksuale me nxënësen 13-vjecare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë! Kush është Elvis Lila, me karrierë 20-vjeçare në Shërbimin e Inteligjencës

Gjithashtu u arrestua shtetasi Fatjon Bushgjoka, 34 vjeç, banues në Kamzë. Ndalimi i tij u bë në zonën e Astirit në Tiranë.

Të dy të dyshuarit akuzohen për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit”.

Në kërkim janë shpallur vëllezërit e Fatjon Bushkogjës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka.

Sipas deklaratës zyrtare, më datë 8 korrik, në orët e mbrëmjes, viktima u rrëmbye në fshatin Zenisht të Burrelit dhe më pas u vra nëpërmjet mbytjes me litar.

Autorët hodhën trupin e pajetë dhe automjetin e viktimës në drejtim të liqenit të Ulzës, duke tentuar të inskenojnë një aksident. Gjatë rënies, trupi mbeti jashtë liqenit, ndërsa automjeti përfundoi në ujë dhe u gjet nga autoritetet.

Hetimet zbuluan se viktima, me precedent penal për shpërndarje droge në Gjermani, dyshohet të ketë pasur konflikte me autorët lidhur me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë fazës hetimore, u sekuestruan:

20 celularë,
7 automjete,
një sasi eurosh,
lëndë narkotike (kokainë),
si dhe prova të tjera që do i shërbejnë hetimeve në vijim.

Duka theksoi se autorët nuk kanë qenë të veshur me uniforma policie si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.

Policia ka shoqëruar edhe 4 persona të tjerë në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, për të cilët po kryhen hetime për të individualizuar rolin dhe përgjegjësinë e mundshme në këtë ngjarje kriminale.

Nga Kategoria

Aktualitet

Mesazhe me përmbajtje seksuale me nxënësen 13-vjecare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

28 Shtator, 2026
Kryesore

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë! Kush është Elvis Lila, me karrierë 20-vjeçare në Shërbimin e Inteligjencës

28 Shtator, 2026
Bota

Rasti i parë në histori, eutanizohet fëmija 2-vjeçar në Holandë! Vuante nga dëmtime të rënda në tru

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vozinha rrëfen anën e errët të famës: “Do të zgjidhja jetën që kisha para Botërorit”

28 Shtator, 2026

Militao rikthehet me grupin pas pesë muajsh, objektivi tani është rikthimi në formën më të mirë

28 Shtator, 2026

Rikthehet te Anglia pas afro 500 ditësh, por Trent ende nuk po fiton besimin e Tuchel

28 Shtator, 2026

Mesazhe me përmbajtje seksuale me nxënësen 13-vjecare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

28 Shtator, 2026

Schweinsteiger ngre alarmin për Gjermaninë: “Nuk jemi më elitë, kemi ngecur në mediokritet”

28 Shtator, 2026

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë! Kush është Elvis Lila, me karrierë 20-vjeçare në Shërbimin e Inteligjencës

28 Shtator, 2026

Rasti i parë në histori, eutanizohet fëmija 2-vjeçar në Holandë! Vuante nga dëmtime të rënda në tru

28 Shtator, 2026
Screenshot

Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

28 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.