• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike

11 Korrik, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën jetën të paktën 120 persona dhe mbi 170 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vizita, e realizuar së bashku me bashkëshorten e tij Melania, vjen një javë pas fatkeqësisë natyrore, mes kritikave të ashpra ndaj autoriteteve vendore dhe federale për reagimin e vonuar dhe të mangët ndaj emergjencës.

Trump ndodhet në kontenë Kerr – zona më e goditur nga përmbytjet, ku 96 nga viktimat janë raportuar, përfshirë 36 fëmijë. Sipas tij, qëllimi i vizitës është “të jetë pranë disa prej familjeve të prekura”.

Lexo edhe:

Alarm në Kretë! 45 persona shpëtohen nga një varkë në det të hapur

Takimet në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Përmbytjet e fuqishme që goditën Teksasin më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, zgjatën pak orë, por shkaktuan katastrofë të menjëhershme. Rreth orës 4 të mëngjesit, banorët e komunitetit Hunt u përballën me rritjen e menjëhershme të nivelit të lumit Guadalupe.

Sipas mediave lokale, një zjarrfikës kërkoi që të dërgohej mesazh emergjent në celularët e banorëve, por iu kërkua të priste miratimin nga një zyrtar më i lartë. Njoftimi për evakuim u dërgua rreth 90 minuta më vonë, ndërsa disa banorë e morën alarmin me vonesë deri në gjashtë orë.

Ndërkohë, më shumë se 2.000 forca kërkim-shpëtimi, policë dhe ekipe me qen të trajnuar dhe helikopterë po patrullojnë prej një jave zonën në kërkim të të zhdukurve. Por autoritetet thonë se shpresat për të gjetur të mbijetuar janë thuajse të shuara.

Menaxhimi i situatës është shoqëruar me kritika të forta për qeverinë federale. Mediat amerikane raportojnë se operacionet e agjencisë së emergjencave FEMA janë penguar nga burokracia dhe kufizimet e reja buxhetore të vendosura nga administrata Trump. Gjithashtu, janë ngritur shqetësime se shkurtimet në Shërbimin Kombëtar të Motit kanë ndikuar në aftësinë për parashikime të sakta dhe paralajmërime në kohë.

Megjithëse Trump ka theksuar në të kaluarën se shtetet duhet të menaxhojnë vetë fatkeqësitë natyrore, këtë herë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, për të mundësuar përdorimin e fondeve federale.

Ministrja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, deklaroi se reagimi i qeverisë federale ka qenë “i shpejtë dhe efektiv”, por raportimet nga terreni dhe reagimet e banorëve lënë të kuptohet e kundërta.

Nga Kategoria

Aktualitet

Alarm në Kretë! 45 persona shpëtohen nga një varkë në det të hapur

3 Tetor, 2026
Lajme

Takimet në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

3 Tetor, 2026
Kryesore

“London, Kosova, 7777…”, targat e personalizuara dalin në ankand online, nis gara për 6 kombinime speciale

3 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari në Mamurras

3 Tetor, 2026

Tetori surprizon me motin, meteorologu zbulon çfarë na pret

3 Tetor, 2026

Alarm në Kretë! 45 persona shpëtohen nga një varkë në det të hapur

3 Tetor, 2026

Takimet në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

3 Tetor, 2026

“London, Kosova, 7777…”, targat e personalizuara dalin në ankand online, nis gara për 6 kombinime speciale

3 Tetor, 2026

Hodhi rrobat dhe u rikthye të shihte “shpërthimin”/ Kërcënoi biznesmenin për 50 mijë euro, 21-vjeçari pranon autorësinë

3 Tetor, 2026

“Gjithmonë më ka pëlqyer”, Trump zbut tonet ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë

3 Tetor, 2026

Vendosi “bombë” false në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

3 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.