• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

SKEMA/ Si vajzat VIP bëhen pjesë e “takimeve speciale” në qelitë e bosëve të krimit!

11 Korrik, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme gazetari Elton Qyno, publikoi lajmin se modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, ishte vajza që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarin Vladimir Kurti, me të cilin ishte planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

Lexo edhe:

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

SKEMA

Skema funksionon përmes bashkëpunimit të disa hallkave kyçe brenda sistemit të burgjeve.

Gjithçka nis nga kërkesa e një bos-i të krimit, i cili, përmes ryshfeteve dhe lidhjeve me drejtues të lartë të burgjeve, arrin të sigurojë “takime private” me vajza të përzgjedhura, raporton Vox News.

Këto vajza të cilat nuk janë domosdoshmërisht të përfshira në prostitucion tradicional shpesh rekrutohen përmes kontakteve të siguruara nga njerëz të krimit në liri, apo përmes rrjeteve sociale ku ekspozimi dhe joshja janë pjesë e “pazareve”.

Në listën e tyre përfshihen:

1- Vajza të njohura në Instagram me mijëra ndjekës.

2- Ish-misse apo modele.

3- Këngëtare dhe influencuese me lidhje të dyshimta.

4- Shoqëruese nate nga Tirana, Durrësi dhePrishtina.

Në burgje si ai i Peqinit, Drenovës apo 302-shinë Tiranë, janë identifikuar raste ku qelitë janë transformuar përkohësisht në “dhoma pritjeje” me krevate të rehatshëm, ushqime luksoze dhe madje edhe sistem argëtimi.

Vajzat futen në institucion përmes procedurash të falsifikuara shpesh të paraqitura si “bashkëshorte” ose “familjare“, të pajisura me dokumente të manipuluara apo leje të përkohshme me ndihmën e punonjësve të korruptuar.

Pse vajzat VIP pranojnë takime speciale:

Pagesat për një takim të vetëm variojnë nga 2,000 deri në 5,000 euro, shifra që ua kalojnë edhe tarifave të eskortave më të shtrenjta në rajon.

Disa prej këtyre vajzave nuk janë të vetëdijshme për rrezikun, duke menduar se bëhet fjalë për marrëdhënie “ekskluzive” me njerëz me pushtet.

Të tjera e shohin si mundësi për të hyrë në një rreth të mbyllur ku paratë dhe luksi janë të garantuara.

Rastet e zbuluara nga VoxNews në burgun e Reçit dhe të Peqinit:

Burgu i Reçit në Shkodër, një nga institucionet më të vjetra në vend, është përmendur shpesh në raportet e mediave lokale si një vend ku disa të dënuar të fuqishëm kanë pasur privilegje të papërshtatshme, duke përfshirë:

Vizita të shpeshta nga “familjarë” femra, të cilat nuk figurojnë në gjendjen civile.

Leje të veçanta për të kryer “takime intime” pa dokumentacion të plotë.

Përdorim të “dhomave të qeta” të transformuara nga personeli për përdorim jo të ligjshëm.

Dyshime për përfshirje të punonjësve të administratës për lehtësimin e hyrjes së vajzave në institucione.

Sipas një burimi brenda burgjeve: “Ka raste të denoncuara që janë mbyllur shpejt, për shkak të lidhjeve që kishin të dënuarit me persona në polici apo në sistemin gjyqësor. Vajzat futeshin si të afërme, por brenda ndodhnin gjëra krejt të tjera.”

VoxNews është në dijen edhe të një rasti i një të “forti” në burgun e Reçit që vizitohej nga një vajzë VIP për “takime speiale”, por që me letra futej si familjare e tij.

VoxNews ka zbuluar edhe një “mega-festë” në burgun e Peqinit, ku ish-të burgosur janë rikthyer për të festuar me miqtë e tyre që vuajnë dënimin të shoqëruar nga vajza për takime speciale.

Gjatë festës ka pasur dhe një incident ku janë përdorur armë duke qëlluar në ajër.

Çfarë thotë ligji për takimet speciale:

Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”.

Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta,dokumente bashkëpronësie etj.

Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër burgjet shqiptare.

Kujtojmë se gjetja e celularit të Laert Haxhiut në Burgun e Drenovës, çoi në shkarkimin e drejtorit të burgut dhe pezullimin e shefit të Policisë së Burgut.

Tags: Burghetakime specialevajza vip

Nga Kategoria

Kryesore

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Screenshot
Kryesore

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Screenshot

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026

SHBA propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

25 Gusht, 2026

Kontrolle në burgje, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313

25 Gusht, 2026

Zgjedhjet lokale/ Alimehmeti apo një kandidat i pavarur për Tiranën? Ja si përgjigjet Berisha

25 Gusht, 2026

Ethet e Nilit në Shqipëri, epidemiologia e ISHP: Personi i infektuar dyshohet se është pickuar nga mushkonja! Ja zonat me risk më të lartë

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.