• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Rama: Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllur, financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat

11 Korrik, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Autonomia e pushtetit vendor duket se nuk ekziston në një shtet që Qeveriset nga Edi Rama, ku duket se ai është “de facto” edhe kryetar i të gjitha bashkive ku emëron dhe shkarkon kë të dojë sipas qejfit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një aksion i tillë është marrë edhe së fundmi, ku më shumë se sa diçka serioze, duket një “show” për të tërhequr vëmendjen pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Rama ka mbledhur sot kryetarët e bashkive në një takim në Durrës, ku fjalën e ka nisur sërish me kritika ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha për mungesën e shërbimeve në qytetin bregdetar, siç është uji i pijshëm, duke harruar se ai ka 12 vite në pushtet. Sipas Ramës, Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllura dhe se financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat në Vlorë.

Lexo edhe:

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Po ashtu Rama pranoi se “bumi” i ndërtimeve pa leje në Theth ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 Majit, ku harron të përmendë faktin se ato mund t’i kenë lënë qëllimisht për t’u marrë votën.

Rama: Jemi këtu se jo shumë kohë më pare, pak kohë më parë, kemi marr 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkoi më një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur. Pasi janë një kredi besimi të madh  dhe nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë.

Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, po bëj një adresim të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendit për shkak të faktit që vendim tanimë nuk mban vetëm banorët e vet por edhe një ngarkese ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, dhe sjell me vete sfida të reja, te komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor në territoret ku përqendrimet e vizitave janë më të madhe.

Një nga gjerat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë ve vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe strukturat atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur. Bashkia e Vlorës fin me dhjetëra mijë euro një televizion privat, për nuk e di se çfarë, besoj se ka një arsyetim filozofik, por nuk mund të vazhdojë kështu

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.

Nga Kategoria

Kryesore

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

9 Nëntor, 2026
Kryesore

SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

9 Nëntor, 2026
Kryesore

‘Zgjedhorja’, Kuvendi rinis sot punën për formulën e re të votimit për këshillat bashkiakë pas hartës së re territoriale

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

10 Nëntor, 2026

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, detaje si u transferuan në Gjermani qindra mijëra euro

10 Nëntor, 2026

Sot Forumi i Paqes në Paris, i pranishëm edhe kryeministri Rama

10 Nëntor, 2026

“Lekët i lashë në kazino”/ Grabiti 120 mijë euro në dy banka në Tiranë, Robert Duka: U dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro sepse…

10 Nëntor, 2026

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026

Manchester United ende pa vendim për Carrick, e ardhmja e trajnerit mbetet pezull

9 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.