• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Më shumë se gjysma e ujësjellësve në Shqipëri nuk kanë laborator për analizat e ujit

11 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera edhe këtë pikë.

“Nga auditimi i laboratorëve për analizimin e ujit të pijshëm, nga 14 shoqëri ujësjellësish, 6 shoqëri (Berat, Elbasan, Korçë, Lushnjë, Pogradec dhe Sarandë) kanë ambiente për laborator, ndërsa 8 shoqëritë e tjera nuk kanë ambiente të përshtatshme për ndërtimin e laboratorëve ose e thënë ndryshe nuk ka laboratorë çka sjell mos kryerjen e analizave të ujit të pijshëm dhe mos garantimin e sigurisë tek qytetarët” thuhet në auditim.

Lexo edhe:

Sulmi terrorist në Sydney, Merz shprehet: Më la të prekshëm, duhet të luftojmë antisemitizmin.

Pengmarrja në Vlorë/ Lihen në arrest shtëpie vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve janë përfshirë në dy vitet e fundit në një proces reformimi ku ndërmarrjet më të vogla rajonale kanë krijuar ndërmarrje më të mëdha dhe nga 58 të tilla janë reduktuar në 14 ndërkohë që ende mbetet Vora dhe Tirana jashtë kësaj reforme.

Audituesit e KLSH kanë gjetur edhe problematika të tjera të lidhura me procedurat e prokurimit ku nga 3 procedura “Punë dhe Mallra” të marra në analizë, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) është konstatuar se, jo të gjithë kriteret kualifikuese janë argumentuar teknikisht në përputhje me grafikun, volumin, natyrën e punës apo zërave të preventivit.

Po kështu janë konstatuar mangësi në kërkesa për drejtuesit teknik, licenca, mangësi në përcaktimin e specialistëve dhe të specifikimeve teknike.

Në auditimin e 6 procedurave të tjera të prokurimit “Punë dhe Mallra”, nuk janë zbatuar aktet ligjore e nënligjore të Ligjit të Prokurimit Publik  në vlerësimin e ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke kualifikuar operatorë ekonomikë fitues, në mosplotësim të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të DST.

Një tjetër problem është ai i detyrimeve të prapambetura të cilat pavarësisht vendimeve të dhëna nga gjykata kanë mbetur pa ekzekutuar duke rritur kështu faturën finale si efekt i kamatëvonesave.

Konkretisht audituesit vlerësojnë se procesi i shpronësimit për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel ecurie dhe pa progres të dukshëm.

“Vlerat e përllogaritura të efekteve financiare që burojnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për ekzekutim, nuk janë njohur në kontabilitet si detyrime për t’u shlyer sipas parimit të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, por janë njohur në momentin e likuidimit, me efekt financiar në buxhetin e shtetit nga AKUK, për 2021-2024/06, për vlerën 71.6 milionë lekë, dhe ende pa u shlyer vlera 159.9 milionë lekë, e cila përbën risk të shtuar me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit sepse duke mos u planifikuar për t’u shlyer, mbart edhe kamatëvonesa që mund të kërkohen nga subjektet kreditorë.

Përveç shumës së përcaktuar më lart në vlerën 159.9 milionë lekë për dëm shpërblim ndaj gjyqe fituesve, AKUK ka edhe një shumë tjetër të pritshme me vendime të shkallës së dytë për likuidim të të shpronësuarve në vlerën 56.8 milionë lekë” thuhet në auditim./MONITOR

Nga Kategoria

Sulmi terrorist në Sydney, Merz shprehet: Më la të prekshëm, duhet të luftojmë antisemitizmin.
Lajme

Sulmi terrorist në Sydney, Merz shprehet: Më la të prekshëm, duhet të luftojmë antisemitizmin.

14 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Pengmarrja në Vlorë/ Lihen në arrest shtëpie vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

14 Dhjetor, 2025
Besa vazhdon me Maganin, siguron fitore të ngushtë ndaj Lushnjës në transfertë
Lajme

Besa vazhdon me Maganin, siguron fitore të ngushtë ndaj Lushnjës në transfertë

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Planifikuan sulmin terrorist për Krishtlindje, arrestohen 5 persona në Gjermani

14 Dhjetor, 2025

Dëshmitarët përshkruajnë kaosin pas një të qituri fatale në Plazhin Bondi të Sidneit. Dëshmitarët treguan skena paniku pas një të qituri që la të vdekur dhe të lënduar shumë persona. Policia shënjestroi dhe vrau një të dyshuar, ndërsa ndihma e shpejtë u mobilizua për në vendngjarje.

14 Dhjetor, 2025
Sulmi terrorist në Sydney, Merz shprehet: Më la të prekshëm, duhet të luftojmë antisemitizmin.

Sulmi terrorist në Sydney, Merz shprehet: Më la të prekshëm, duhet të luftojmë antisemitizmin.

14 Dhjetor, 2025

Pengmarrja në Vlorë/ Lihen në arrest shtëpie vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

14 Dhjetor, 2025
Besa vazhdon me Maganin, siguron fitore të ngushtë ndaj Lushnjës në transfertë

Besa vazhdon me Maganin, siguron fitore të ngushtë ndaj Lushnjës në transfertë

14 Dhjetor, 2025

Kujtojmë Martin Parr: ‘Fotografi kombëtar’ i Britanisë në fjalë dhe imazhe nga botuesi i tij Homazhe për fotografi të madh britanik Martin Parr, i cili ndërroi jetë fundjavën e kaluar në moshën 73-vjeçare. I njohur për qasjet e tij shpesh humoristike mbi jetën e përditshme. Në këtë edicion special të European Lens, CEO i Damiani Books, Silvia Pesci, rikthen në kujtesë partneritetin e tyre dhe stilin e tij unik në kapjen e kulturës.

14 Dhjetor, 2025
I burgosuri i vëllait të deputetit demokrat dhe dy persona të tjerë lirohen pas akuzave për dhunë ndaj Ilir Topçiut.

I burgosuri i vëllait të deputetit demokrat dhe dy persona të tjerë lirohen pas akuzave për dhunë ndaj Ilir Topçiut.

14 Dhjetor, 2025

BKH i përgjigjet Ramës: Nuk jemi përplasur me Gardën

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.