• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Shifra të çmendura, Emiriana Sako e bëri rrogën e vet 3 mijë euro

4 Nëntor, 2024
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërsa kryetarja dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje të ndjeshme pagash, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë, këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papërshtatshëm, veçanërisht kur në port qëndron anija me mbetje toksike.

“Dritan Burgija, kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë kur thotë se nuk është kundër rritjes se pagave por duhet një shpërndarje me e drejtë”.

Lexo edhe:

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

Me këtë vendim Kryetarja e Bashkisë Durrës,Emiriana Sako, rriti pagën e saj me 56,7 %, duke e çuar atë nga 1 milion e 850 mijë lekë në 2 milion e 900 mijë lekë të vjetra në muaj.

Rritje me 40,6 % u bë edhe për tre zv.kryetarët e saj, Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi, të cilët që nga data 1 shtator, sipas vendimit, do të paguhen 2 milion e 250 mijë lekë të vjetra, nga 1 milion e 600 mijë lekë që merrnin më parë. 55,6 % është rritur paga për sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.

Në përqindje të njëjtë me pagën e kryetares së bashkisë është rritur edhe pagesa mujore për këshilltarët bashkiakë, nga 185 mijë lekë të vjetra në 290 mijë lekë.

Për drejtorët e drejtorive, rritja është në masën 55 %. Rritjen më të madhe e ka përfituar drejtuesja e kabinetit me 86,7 %, si dhe këshilltari i kryetares së bashkisë dhe zëdhënësi i institucionit me 90.8 % rritje, duke u ngritur në nivelin e drejtorit të drejtorisë.

Rritjet në nivelet e tjera variojnë, por jo në të njëjtin nivel. Për specialistët në aparatin e bashkisë, rritja është 14.3%.

Ndërkaq për strukturat në varësi të bashkisë që kanë funksione ligjzbatuese dhe shërbimesh rritja për inspektorë dhe specialistë është më e ulët.

Për kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit paga rritet me 49,4 %, ndërsa për vartësit e tij vetëm 7 %, ose 50 mijë lekë më shumë se deri tani.

Diferenca më të vogla ka dhe në sektorë të tjerë si Tregu Agro-Bujqësor dhe Qendra Ekonomike e Arsimit, ndërsa për specialistët e sektorit mbështetës të stacionit zjarrfikës nuk do të ketë rritje page.

Po ashtu kritike është rritja e pagave mujore për magazinierë, shoferë, roje, pastrues dhe punonjës të tjerë administrativë, paga e të cilëve varionte nga 400 mijë-470 mijë lekë të vjetra në muaj dhe tani unifikohet në 470 mijë për të gjithë.

Rritja e pagave në nivele të ndryshme të administratës bashkiake në Durrës ka thelluar kontrastin mes të zgjedhurve, funksionarëve të lartë dhe punonjësve të shërbimeve bazë, duke nxitur debat mbi përparësitë e vendimmarrjes, veçanërisht në kohë krizash si ajo e mbetjeve toksike në port, ndërsa këshilltarët e opozitës nuk kanë pritshmëri nga institucioni i prefektit të qarkut.

Tags: Emirianaemiriana sakosaka

Nga Kategoria

Aktualitet

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026
Aktualitet

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026
Bota

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.