• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan/Policia: Të hetohet në mënyrë të pavarur

8 Korrik, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte marrë gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

Lexo edhe:

Aksidenti i frikshëm në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vazhdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Pavarëisht tentativës për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përmes këtij njoftimi zyrtar informon opinionin lidhur me rastin e ndodhur në LipjanPrishtinë, 08 korrik 2025

Me datën 07.07.2025, rreth orës 00:12, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin përmes gjashtë thirrjeve telefonike nga qytetarët se një person me sjellje agresive, përmes veprimeve të tij po paraqiste rrezikim të përgjithshëm të kalimtarëve duke i sulmuar ata por dhe të vetes së tij, duke ndjekur automjetet dhe duke tentuar të hynte në to.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore pas pranimit të informacioneve kanë reaguar menjëherë për të ndaluar sulmet dhe rrezikimin e qytetarëve dhe parandaluar përshkallëzim të mëtejmë të situatës.

Sjelljet e njëjta sipas raportimit të qytetarëve janë shfaqur edhe në prani të zyrtarëve policorë, të cilët me qëllim të vënies së situatës nën kontrollë dhe shoqërimit të tij në stacion policor, për shkak të sjelljeve të pakontrollueshme e të rrezikshme, rezistencës aktive dhe vërsuljes për sulm ndaj zyrtarëve policorë, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin sprej-in policor.

Para arrestimit të personit, zyrtarët policorë kanë komunikuar dhe negociuar me të njëjtin për 5-6 minuta, me qëllim të bindjes së tij për shoqërim në stacion policor. Po ashtu gjatë kësaj kohe mbikëqyrësi i ndërrimit ka telefonuar ndihmën e shpejtë për ti ofruar ndihmë mjekësore personit, pasi gjatë gjithë kohës ka vërejtur gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike. Në këtë rrjedhë, i njëjti ka qenë jo bashkëpunues dhe ka tentuar të ikë, por zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë.

Autoambulanca me ekipin mjekësor emergjent, kanë arritur në vendin e ngjarjes brenda një kohe shumë të shpejtë (3 min), për ti dhënë ndihmën e parë personit në fjalë, ku më pas njësia emergjente ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendngjarje te personi janë gjetur në posedim gjësende personale dhe substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike, e cila është dërguar për ekzaminim.

Sipas procedurave të parapara ligjore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore, Prokurori për krime të rënda si dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve.

Të gjitha provat e siguruara përfshirë edhe pamjet e kamerave që ndihmojnë në zbardhjen e rastit janë ndarë me institucionet relevante, respektivisht me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar katër zyrtarë policorë dhe një rreshter, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit, dhe ri cilësimit të veprës, janë dërguar në mbajtje.

Sigurojmë të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është në bashkëpunim të ngushtë dhe të plotë me institucionet relevante me qëllim të zbardhjes së plotë të këtij rasti, epilogu i së cilit do të merret pas përfundimit të hetimeve, ekzaminimeve dhe pranimit të raportit të obduksionit nga Mjekësia Ligjore.

Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve me të gjitha kapacitetet, detyrat dhe obligimet ligjore që ka.

Nga Kategoria

Kosova

Aksidenti i frikshëm në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)

9 Nëntor, 2026
Kosova

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026
Kosova

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona (EMRAT)

10 Nëntor, 2026

Dosja Gërdeci, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

10 Nëntor, 2026

Alarm në bazat amerikane në Britani, SHBA zhvendos avionët ushtarakë pas kërcënimit nga Irani

10 Nëntor, 2026

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

10 Nëntor, 2026

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, detaje si u transferuan në Gjermani qindra mijëra euro

10 Nëntor, 2026

Sot Forumi i Paqes në Paris, i pranishëm edhe kryeministri Rama

10 Nëntor, 2026

“Lekët i lashë në kazino”/ Grabiti 120 mijë euro në dy banka në Tiranë, Robert Duka: U dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro sepse…

10 Nëntor, 2026

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.