Deri tani janë konfirmuar 91 viktima si pasojë e përmbytjeve të papritura që goditën Teksasin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi, ndërsa dhjetëra persona ende rezultojnë të zhdukur.
Autoritetet paralajmërojnë se reshje dhe stuhi të tjera priten në këtë rajon të paktën deri të hënën në mbrëmje. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të së premtes, kur lumi Guadalupe u fry brenda pak minutash me mbi 8 metra, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Situata ka ngritur pikëpyetje nëse paralajmërimet për përmbytje ishin të mjaftueshme dhe në kohë.