• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

6 Korrik, 2025
tek Bota, Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Europa ka përjetuar mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike si pasojë e motit ekstrem dhe ngjarjeve të lidhura me klimën nga viti 1980 deri në 2023, sipas një raporti të ri të Agjencisë Europiane për Mjedisin (EEA).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjermania ka pësuar humbjet më të mëdha në këtë periudhë, me kosto që arrijnë në 180 miliardë euro. Pas saj vijnë Italia, me kosto që kapin shifrën 135 miliardë eurove, Franca me 130 miliardë dhe Spanja me 97 miliardë euro. Megjithatë, panorama ka ndryshuar për shekullin XXI.

Duke marrë parasysh vetëm dëmet e këtij shekulli, Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja ndiqen nga një grup prej gjashtë vendesh të BE-së, Austria, Belgjika, Çekia, Portugalia, Rumania dhe Sllovenia, të cilat kanë pësuar humbje të ngjashme në total, nga 12 deri në 15 miliardë euro.

Lexo edhe:

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike i Kombeve të Bashkuara (IPCC) vlerëson se intensiteti dhe frekuenca e ekstremeve klimatike janë rritur në disa rajone europiane dhe priten të vazhdojnë zgjerimin me përparimin e ngrohjes globale.

Përmbytjet dhe valët e nxehtësisë kanë qenë shkaqet kryesore të dëmeve ekonomike në të gjithë BE-në. Ndërsa pasojat ekonomike më të mëdha në vendet më të pasura mund të duken domethënëse, ato zakonisht kanë ndikim më të vogël në ekonominë kombëtare, krahasuar me humbjet më të vogla të përjetuara nga vendet më të varfra.

Shtetet e Europës Perëndimore dhe Qendrore, si Sllovenia, Belgjika dhe Gjermania, përjetojnë humbje më të larta për kilometër katror, ndërsa vendet e Europës lindore dhe veriore si Finlanda dhe Estonia priren të vuajnë më pak financiarisht.

Ndërkohë, Sllovenia vuan dëmet më të larta për frymë në Europë, që arrijnë në 8,733 euro nga viti 1980 deri në 2023. Pas saj renditen Luksemburgu me 2,694 euro, Zvicra me 2,685 euro dhe Italia me 2,330 euro për frymë. Nga ana tjetër, vendet me humbjet më të ulëta për frymë janë Kosova me 10 euro, Mali i Zi me 41 euro dhe Islanda me 87 euro.

Për 27 shtetet anëtare të BE-së, mesatarja e dëmeve të mbuluara nga sigurimet është rritur me kalimin e kohës, nga 2.5 miliardë euro në vitin 2009, në 4 miliardë euro në 2023.

Nga Kategoria

Bota

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026
Bota

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026
Bota

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026

Mijëra studentë në rrugët e Vjenës, kundërshtojnë buxhetin për universitetet

22 Tetor, 2026

Zbulohet urdhëri i Ramës për ministrat: Drejtorët e të gjithë institucioneve të dorëhiqen

22 Tetor, 2026

Protestat në Shqipëri, kongresmeni amerikan: Qeveria të ulë tensionet

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.