• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Milani starton epokën “Allegri 2”. Miqësoret verore, surprizat dhe yjet që mbërrijnë në grumbullim

5 Korrik, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon dita e dytë e testeve fizike në Milanello, pas hapjes së portave dje, çka në fakt shënoi nisjen e sezonit 2025-2026 dhe fillimin e epokës së dytë kuqezi të Allegrit. Fillimi zyrtar i grumbullimit veror është parashikuar për të hënën, kur Milani do të zbresë në fushë për herë të parë në orën 18:00, ndërsa Allegri do të prezantohet në “Casa Milan” në orën 13:00.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këtë fundjavë kuqezinjtë po kthehen në bazë për testet e zakonshme fizike para nisjes së sezonit të ri. Dje mbërritën lojtarët e parë, duke filluar nga blerja e re Samuele Ricci, i gatshëm të marrë frenat e mesfushës kuqezi. U panë gjithashtu lojtarë të rëndësishëm si Fofana dhe Loftus-Cheek, që shpreson të rilindë nën drejtimin e Allegrit, pas një viti të vështirë.

Ndër ata që kryen testet dje kishte dhe lojtarë potencialisht në dalje nga klubi: Pobega, Terracciano, Okafor, Liberali dhe Samuel Chukwueze, për të cilin e ardhmja ende nuk është vendosur dhe do të vlerësohet nga Allegri gjatë grumbullimit.

Lexo edhe:

Chelsea fokusohet te një tjetër mbrojtës i ri nga Ligue 1, pas humbjes ndaj Liverpoolit për Jeremy Jacquet nga Rennes

‘Nuk duan të na lejojnë të fitojmë!’ – Ylli i Man City, Rodri, shpërthen në një grumbullim të zemëruar për ‘faullin’ para golit të Tottenham, duke i kujtuar Pep Guardiolën, pasi Spurs arrijnë një barazim dramatik.

Edhe Malick Thiaw, që pritej të rikthehej sot, e përshpejtoi kthimin e tij me 24 orë për të diskutuar mbi të ardhmen. Como vijon të insistojë për të, por Newcastle është rikthyer të informohet dhe e ardhmja e mbrojtësit gjerman mund të jetë në Premier League. Milani kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë ish-lojtarin e Schalke 04, shifër që më pas do të investohej për një zëvendësues të nivelit, me kuqezinjtë gati të nisin “derby” merkatoje për Giovanni Leoni të Parmës.

Sot priten në Milanello dy amerikanët Christian Pulisic dhe Yunus Musah, të cilët kanë kaluar dy vera të vështira për arsye të ndryshme. Pulisic është përfshirë në disa debate me trajnerin e kombëtares amerikane Mauricio Pochettino, jo mënyra më e mirë për t’iu afruar Botërorit të ardhshëm, që do të zhvillohet në shtëpi.

Ndërkohë, Musah ishte shumë pranë largimit nga Milani, pasi Napoli kishte arritur marrëveshjen me kuqezinjtë, para se të vendoste të rinovonte me Anguissa. Ish-lojtari i Valencias mbetet sërish në merkato, me interes nga Premier League, pasi Milani po bën revolucion në mesfushë dhe amerikani nuk konsiderohet i pashitshëm.

Sot është parashikuar edhe rikthimi i Fikayo Tomori, lojtari rreth të cilit Allegri synon të ndërtojë mbrojtjen e tij, ndërsa nesër do të mbërrijnë Leao, Maignan, Pavlovic dhe Saelemaekers. Nisja zyrtare e grumbullimit është caktuar për të dielën në mesnatë, moment kur do të startojë realisht epoka e re e Allegrit.

Milani do të nisë stërvitjet e para të hënën pasdite në orën 18:00 në Milanello. Skuadra do të qëndrojë në Itali deri më 18 korrik, ndërsa më 19 korrik do të niset drejt Azisë, ku janë planifikuar tri miqësore: më 23 korrik në Singapor kundër Arsenalit, më 26 korrik në Hong Kong kundër Liverpool-it dhe më 31 korrik në Australi ndaj Perth Glory. Në fillim të gushtit janë parashikuar dy ditë në Britaninë e Madhe, me ndeshjen në Irlandë më 9 gusht kundër Leeds dhe më 10 gusht ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”, që do të mbyllë fazën përgatitore.

Debutimi zyrtar i Milanit të ri të Allegrit është caktuar për të dielën, 17 gusht, në orën 21:15 kundër Barit në Kupën e Italisë. Ndeshja e parë e kampionatit do të luhet të shtunën, 23 gusht, në orën 20:45 kundër Cremonese.

Nga Kategoria

Sporti

Chelsea fokusohet te një tjetër mbrojtës i ri nga Ligue 1, pas humbjes ndaj Liverpoolit për Jeremy Jacquet nga Rennes

2 Shkurt, 2026
Sporti

‘Nuk duan të na lejojnë të fitojmë!’ – Ylli i Man City, Rodri, shpërthen në një grumbullim të zemëruar për ‘faullin’ para golit të Tottenham, duke i kujtuar Pep Guardiolën, pasi Spurs arrijnë një barazim dramatik.

2 Shkurt, 2026
Sporti

Rrotullimi i mbrojtësve në Chelsea! Bluve pritet të rikthejnë Mamadou Sarr nga huazimi te klubi motër Strasbourg, ndërsa Aaron Anselmino kalon në drejtimin e kundërt.

2 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Drama Ter Stegen: nën lot përfundon sezonin e tij, do të humbasë edhe Kampionatin Botëror.

Drama Ter Stegen: nën lot përfundon sezonin e tij, do të humbasë edhe Kampionatin Botëror.

2 Shkurt, 2026

SHBA do të risjellë misionin e saj në Caracas pas 7 vjetësh ndërprerjeje diplomatike me Venezuelën Kryetari i misionit të SHBA për Venezuelën, Laura Dogu, arriti në Caracas për të rinisur misionin diplomatik të mbyllur që nga viti 2019, në një kontekst të zbutjes bilaterale pas rënies së Nicolás Maduro dhe lirimit të pjesshëm të të burgosurve politikë.

2 Shkurt, 2026

Chelsea fokusohet te një tjetër mbrojtës i ri nga Ligue 1, pas humbjes ndaj Liverpoolit për Jeremy Jacquet nga Rennes

2 Shkurt, 2026
“Inspektojmë burgjet së bashku”, Korreshi batuta me Zegjin Çaushi në Ligjet: Ik vetëm, por të sugjeroj që…

“Inspektojmë burgjet së bashku”, Korreshi batuta me Zegjin Çaushi në Ligjet: Ik vetëm, por të sugjeroj që…

2 Shkurt, 2026

Johnson thotë se nuk do të ketë votim të shpejtë në Dhomën e Përfaqësuesve për të përfunduar mbylljen e pjesshme të qeverisë, duke i akuzuar demokratët për kërkesat e tyre për ICE. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, e ka fajësuar ligjvënësit demokratë për kërkesat e tyre të gjata për të përfunduar mbylljen e pjesshme të qeverisë, por është i bindur se ka mjaft vota për të zgjidhur këtë krizë deri të martën.

2 Shkurt, 2026
Rodri i Manchester City-t: Premier League dëshiron që Arsenali të jetë kampion.

Rodri i Manchester City-t: Premier League dëshiron që Arsenali të jetë kampion.

2 Shkurt, 2026
Chappell Roan tërheq vëmendjen në Grammy 2026 me fustanin ‘Nipple Ring’ të Mugler nga viti 1998.

Chappell Roan tërheq vëmendjen në Grammy 2026 me fustanin ‘Nipple Ring’ të Mugler nga viti 1998.

2 Shkurt, 2026
“Rritja e pakuptimtë e pagave”/ Berisha reagon ndaj deklaratës së Ramës: Mercenarit të Skapit i ka caktuar pagë prej 7 mijë eurosh.

“Rritja e pakuptimtë e pagave”/ Berisha reagon ndaj deklaratës së Ramës: Mercenarit të Skapit i ka caktuar pagë prej 7 mijë eurosh.

2 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.