• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hera e fundit në Kuvend, Gjylameti mesazh lamtumire: Privilegj i jashtëzakonshëm, suksese kolegëve dhe kapitenit tonë Rama

3 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u mbyll seanca e fundit e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë, ku 82 deputetë nuk do të jenë në sallën e Parlamentit në legjislaturën e ardhshme që nis në muajin shtator.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një prej deputetëve që nuk arriti të rizgjidhej ishte edhe Blerina Gjylameti e Partisë Socialiste. Megjithatë, Gjylameti u ka uruar kolegëve dhe kryesocialistit Rama suksese në legjislaturën e ardhshme. Përmes një mesazhi publik, Gjylameti shkruan se ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm rrugëtimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesazhi i Gjylametit:

Lexo edhe:

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit

Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik,

Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.

Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.

Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.

Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.

Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama , do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.

Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Me mirënjohje dhe përulësi.

Blerina

Nga Kategoria

Aktualitet

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë

8 Korrik, 2026
Aktualitet

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit

8 Korrik, 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të shënojnë temperaturat

8 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Starmer: NATO doli më e fortë dhe më e bashkuar nga samiti

8 Korrik, 2026

Falcao shpërthen pas eliminimit të Kolumbisë: Futbolli ynë është një turp

8 Korrik, 2026

Parisi blindohet para Francë-Marok, masa të forta sigurie për çerekfinalen e Botërorit

8 Korrik, 2026

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë

8 Korrik, 2026

Haaland ëndërron Real Madridin, transferimi shihet si çështje kohe

8 Korrik, 2026

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit

8 Korrik, 2026

Amorim merr vendimin për Modrić: Dua që Luka të qëndrojë te Milani

8 Korrik, 2026

Parashikimi i motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të shënojnë temperaturat

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.