• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

U vra nga vjehrri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

3 Korrik, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 17 vitesh mister, autoritetet italiane kanë zbuluar kokën e një kufome, e cila ishte gjetur më 21 shkurt 2008 brenda një kuti kartoni buzë autostradës Brennero.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rasti, që prej vitesh mbetej i pazgjidhur për prokurorinë e Bolzanos, tashmë ka marrë një kthesë të re falë hetimeve të autoriteteve gjermane dhe bashkëpunimit me kolegët italianë.

“La Repubblica” raporton se trupi i pajetë është identifikuar së fundmi si Mustafa Sahin, një i ri i vrarë në Gjermani nga vjehrri i tij, Alfonso Porpora, 61 vjeç.

Lexo edhe:

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

Ky i fundit nuk e kishte pranuar kurrë lidhjen e vajzës së tij me Sahin, pavarësisht se e kishte detyruar atë ta martonte pasi kishte mbetur shtatzënë.

Sipas hetuesve, vrasja ka ndodhur në qytetin gjerman Sontheim an der Brenz, ku Porpora më pas ka ngarkuar trupin në makinë dhe e ka braktisur pranë autostradës në Itali.

Ai ka rrëfyer ngjarjen gjatë një qëndrimi në burg në Gjermani, ku ndodhet i dënuar edhe për dy vrasje të tjera: një tjetër partner të vajzës dhe një 59-vjeçar të cilit i kishte dhënë një banesë me qira.

Megjithatë, Porpora nuk ka pranuar kurrë se e ka prerë kokën e viktimës dhe nuk ka dhënë asnjë informacion për vendndodhjen.

Zbulimi i kokës ka ndodhur krejt rastësisht nga pronari i ri i shtëpisë, ku dikur banonte autori i krimit. Ai ka gjetur një kafkë nën disa pllaka betoni, për të cilën hetuesit dyshojnë se i përket Sahin. Për të konfirmuar identitetin, do të kryhen analiza ADN-je dhe ekzaminime të tjera mjeko-ligjore.

Rasti i rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Gjermani, ndërsa autoritetet shpresojnë se së shpejti do të kenë prova të mjaftueshme për të mbyllur përfundimisht këtë çështje që ka zgjatur thuajse dy dekada.

Tags: Italikokavjehrrivret

Nga Kategoria

Bota

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026
Kryesore

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026
Bota

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia nuk di të humbasë në Europë, merr një pikë të artë në Danimarkë

22 Tetor, 2026

Kurti takon kancelarin Merz: 1,5 miliardë euro investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

22 Tetor, 2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.