• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Abuzimi i të miturës në Fier, reagon Avokati i Popullit: Ka nisur një hetim administrativ! Institucioni do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse

2 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjen tronditëse në Fier ndaj abuzimit të një vajze të mitur nga babai i saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas reagimit, ata u shprehën se kanë marrë shqyrtimin e rastit duke nisur një hetim administrativ gjithpërfshirës i cili mbështetet në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Avokati i Popullit shtoi se do të ndërmerret mbrojtja e të miturës duke bashkëpunuar edhe me autoritetet përkatëse.

Lexo edhe:

“Armëpushimi me Iranin ka mbaruar!” – Trump: Jam i zemëruar me NATO-n! Spanja? Ndërpresim marrëdhëniet tregtare me të, është një partner i tmerrshëm në aleancë

Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për herë të parë publikisht me të dashurën e tij 29 vite më të re

Reagim i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.

Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, por edhe një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht të atyre që ndodhen në situata të vështira sociale apo familjare.

Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje. Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike.

Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë. Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Armëpushimi me Iranin ka mbaruar!” – Trump: Jam i zemëruar me NATO-n! Spanja? Ndërpresim marrëdhëniet tregtare me të, është një partner i tmerrshëm në aleancë

8 Korrik, 2026
Lajme

Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për herë të parë publikisht me të dashurën e tij 29 vite më të re

8 Korrik, 2026
Kryesore

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

8 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Armëpushimi me Iranin ka mbaruar!” – Trump: Jam i zemëruar me NATO-n! Spanja? Ndërpresim marrëdhëniet tregtare me të, është një partner i tmerrshëm në aleancë

8 Korrik, 2026

Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për herë të parë publikisht me të dashurën e tij 29 vite më të re

8 Korrik, 2026

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

8 Korrik, 2026

Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thikë

8 Korrik, 2026

ShBA sulmon 80 objektiva ushtarake në Iran

8 Korrik, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Porto Palermo, ndërhyrja në kohë e autoriteteve vë nën kontroll flakët

8 Korrik, 2026

Rama mbërrin në Ankara për Samitin e NATO-s, takohet me Mark Rutte

8 Korrik, 2026

“Basti i fundit”, arrestohen 3 persona që ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, njëri prej tyre polic (EMRAT)

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.