• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

30 Qershor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kolonët izraelitë kanë sulmuar forcat e sigurisë dhe kanë vandalizuar makinat e ushtrisë dhe instalimet e sigurisë jashtë dhe në një bazë ushtarake në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha ushtria izraelite më 30 qershor.Sipas mediave izraelite, kolonët shënjestruan komandantin e bazës së Brigadës Rajonale Binjamin në Bregun Perëndimor, duke e quajtur “tradhtar”. Ky komandant ishte në mesin e trupave që u sulmuan javën e kaluar, teksa ushtarët tentuan që të ndalonin kolonët të hynin në një zonë të mbyllur ushtarake afër fshatit palestinez, Kafr Malik, pasi kolonët kishin sulmuar dhe kishin vrarë të paktën tre palestinezë. Gjatë përleshjeve u arrestuan gjashtë civilë.“Dhjetëra civilë izraelitë u mblodhën në hyrje” të bazës së brigadës të dielën mbrëma, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.“Ky tubim u bë i dhunshëm dhe disa civilë sulmuan forcat e sigurisë, hodhën sprej piperi drejt tyre dhe vandalizuan makinat ushtarake. Ushtria, policia dhe rojet bregdetare ndërhyn dhe shpërndan turmën”, u tha në njoftim, ku po ashtu u shtua se një qytetar izraelit u lëndua gjatë konfrontimit.Ndërkaq, disa orë më vonë, përmes një njoftimi të dytë, ushtria tha se “civilët izraelitë ia vunë flakën dhe vandalizuan një objekt të sigurisë që përdorej për zmbrapsjen e sulmeve terroriste” pranë bazës.Disa ministra të Qeverisë izraelite e kanë dënuar këtë incident. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “asnjë shtet ligjor nuk mund të tolerojë akte të tilla të dhunës dhe anarkisë sikurse është djegia e një ndërtese të ushtrisë”. Ai kërkoi hetim të menjëhershëm dhe ndjekje ligjore për të përfshirët.Ministri i Mbrojtjess, Israel Katz, ka ftuar në takim të gjitha agjencitë e sigurisë për të diskutuar për incidentin. Duke i lavdëruar për dedikimin që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, ai tha se Qeveria “nuk do të lejojë asnjë grup të dhunshëm që t’i lëndojë ata”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri i Financave nga ekstremi i djathtë, Bezalel Smotrich, dënoi incidentin duke e cilësuar si “të papranueshëm”, por po ashtu lavdëroi vendbanimet në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka okupuar që nga viti 1967.

“Këto ngjarje janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha ai.

Lexo edhe:

Papa Leoni bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 7 të vrarë nga sulmi më i madh ukrainas ndaj Rusisë këtë vit

Disa organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut kanë denoncuar rritjen e dhunës nga ana e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe po ashtu për mosndëshkimin e tyre.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar që nga nisja e luftës në Gazë, e cila u nxit nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023./ REL

Nga Kategoria

Bota

Papa Leoni bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

16 Gusht, 2026
Bota

Të paktën 7 të vrarë nga sulmi më i madh ukrainas ndaj Rusisë këtë vit

16 Gusht, 2026
Bota

Sondazhi në Gjermani, mbështeja për bllokun qeverisës në nivelin më të ulët në 5 vite

16 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Papa Leoni bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

16 Gusht, 2026

Përse qytetet shqiptare më të pasura me minerare kanë njerëzit më të varfër?

16 Gusht, 2026

43 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 10 mbeten aktive

16 Gusht, 2026

Të paktën 7 të vrarë nga sulmi më i madh ukrainas ndaj Rusisë këtë vit

16 Gusht, 2026

Therret me thikë shitësi i biletave të turistëve në portin e Vlorës

16 Gusht, 2026

Sondazhi në Gjermani, mbështeja për bllokun qeverisës në nivelin më të ulët në 5 vite

16 Gusht, 2026

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok

16 Gusht, 2026

Zjarri masiv në Belgjikë, banorët e qytetit gjerman këshillohen të evakuohen

16 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.