• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Dështon përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

29 Qershor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në sallë kanë qenë 95 deputetë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.

Lexo edhe:

Conference League: Ekipi anglez “Shtanget” barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbin përballë Noah të Armenisë

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Hymete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lutur Deharin që t’i kthehet rendit të ditës me votim të hapur. Për të dyja këto parti, dhe parti tjera më të vogla, ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përshkruar situatën në Kosovë si tepër të rëndë dhe e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se vetëm synon të përkeqësojë edhe më tepër situatën.

Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.

Ata ishin pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.

Nuk ka ndodhur ashtu. Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.

Palët janë takuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Dallime në qëndrime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit – ka thënë pas takimit të së shtunës se beson që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë duke e keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ka bërë të ditur se i ka ofruar ato që i ka përshkruar si dy kompromise.

“Kompromisi i parë ishte ai që e ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se në rast të votimit të fshehtë nuk i merr së paku 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Ajo këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj vendimin e saj. Ajo nuk dëshiron të votohet për dy herë me votim të fshehtë”.

“Kompromisi i dytë ishte që ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët, dhe pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision për votim të fshehtë, të cilin mund ta rrëzojmë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë. Ne aty e kemi deleguar Hekuran Muratin, le t’i delegojnë edhe tjerët, edhe pastaj e rrëzojmë, që më pas kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.

Për PDK-në dhe LDK-në, Kurti vazhdon të jetë i gozhduar në qëndrimet e tij.

Sipas PDK-së, nëse seanca do të vazhdojë të mbahet sikurse të kaluarat, LVV-ja është duke kryer me vetëdije shkelje të Kushtetutës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se shpreson që pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të intervenojë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i dhënë fund krizës.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, ka thënë mes tjerash ai.

Nga Kategoria

Conference League: Ekipi anglez "Shtanget" barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbin përballë Noah të Armenisë.
Lajme

Conference League: Ekipi anglez “Shtanget” barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbin përballë Noah të Armenisë

19 Shkurt, 2026
Kosova

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

19 Shkurt, 2026
Formula 1: Andrea Kimi Antonelli dominon në ditën e dytë të testeve në Bahrein
Lajme

Formula 1: Andrea Kimi Antonelli dominon në ditën e dytë të testeve në Bahrein

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Julián Álvarez drejt Barcelonës: sulmuesi synon më shumë trofe

19 Shkurt, 2026
Conference League: Ekipi anglez "Shtanget" barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbin përballë Noah të Armenisë.

Conference League: Ekipi anglez “Shtanget” barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbin përballë Noah të Armenisë

19 Shkurt, 2026
Conference League: Ekipi anglez "Shtanget" barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbin përballë Noah të Armenisë.

Konferenca League: “Shtanget” e Anglisë barazon në Bosnjë, ndërsa holandezët humbasin nga Noah i Armenisë

19 Shkurt, 2026

Protesta e opozitës/ Policia publikon masat, ja rrugët që bllokohen

19 Shkurt, 2026

Video. Buletini i fundit i lajmeve | 19 Shkurt 2026 – Pasdite

19 Shkurt, 2026
Fiks Fare: “Nëse më dërgon te Fiksi, paratë i merrni me vete në varr”! Denoncime të reja për tregtaren që mashtron fermerët.

Fiks Fare: “Nëse më dërgon te Fiksi, paratë i merrni me vete në varr”! Denoncime të reja për tregtaren që mashtron fermerët

19 Shkurt, 2026

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

19 Shkurt, 2026
Formula 1: Andrea Kimi Antonelli dominon në ditën e dytë të testeve në Bahrein

Formula 1: Andrea Kimi Antonelli dominon në ditën e dytë të testeve në Bahrein

19 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.