• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

28 Qershor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë pas një takimi mes krerëve të partive politike se kryeministri i Kosovës, ndonëse e ka thirrur takimin për dalje nga bllokada aktuale politike në Kosovë, ai nuk ka ndryshuar qëndrim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje, ndonëse në të njëjtën kohë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër farsë publike sesa substanciale. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua”, ka thënë ai, pas një takimi që ka zgjatur mbi dy orë.

“Insistimi në pozicionet paraprake e bën të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje”, ka thënë ai para mediave.

Lexo edhe:

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

Abdixhiku ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbetet në krizë, duke iu referuar bllokadës ekzistuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Takimi i së shtunës është zhvilluar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Interpretime ndryshe-ndryshe të vendimit të Kushtetueses
Deputët e legjislaturës së re i kanë mbajtur 38 seanca prej 15 prillit, në tentim për të konstituuar Kuvendin, por nuk kanë pasur sukses. Për partitë që në kuvendin e kaluar ishin në opozitë, e nominuara për kryeparlamentare është figurë përçarëse, ndërsa ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues.

Menjëherë pas publikimit të aktvendimit, partitë politike e kanë interpretuar atë ndryshe-ndryshe.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra është i lejuar”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka insistuar që “rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt”.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi ka përcaktuar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti nuk mund të mos shprehet e lehtësuar që kërkesa e saj për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është “pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

]Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai./REL

Nga Kategoria

Bota

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

19 Dhjetor, 2025
Aktualitet

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

19 Dhjetor, 2025
Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.
Lajme

Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ja dëmet që i shkaktoni trupit tuaj duke pirë një javë alkool

19 Dhjetor, 2025

“Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit,” ja çfarë thotë gazetari

19 Dhjetor, 2025
Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

Marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detaje të reja; Füllkrug do të jetë në duar të Allegrit nga 8 janari.

19 Dhjetor, 2025

Policia nuk e raportoi, si u manipulua aksidenti fatal i peshkatarit në Durrës

19 Dhjetor, 2025
Sulm me dronë në afërsi të kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të humbur dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi

Sulm me dron pranë kufirit të Venezuelës, gjashtë ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kolumbi

19 Dhjetor, 2025
Imazh/ Ylli i filmave për të rritur krijon lidhje me 100 persona brenda 24 orësh, trasferohet në fshatin e "VIP"-ave në Angli, fqinjët shprehin shqetësim.

Imazh/ Ylli i filmave për të rritur krijon lidhje me 100 persona brenda 24 orësh, trasferohet në fshatin e “VIP”-ave në Angli, fqinjët shprehin shqetësim.

19 Dhjetor, 2025
Fotografi/ Ylli i filmave për të rritur krijon marrëdhënie me 100 persona brenda 24 orësh, shpërngulett në fshatin e VIP-ave në Angli, fqinjët shprehin ankesat e tyre.

Ylli i filmave për të rritur krijon marrëdhënie me 100 persona brenda 24 orësh, shpërngulet në fshatin e VIP-ave në Angli, fqinjët shprehin ankesa

19 Dhjetor, 2025
Vitija shpërndan arsyet që shkaktojnë lista të pritjes për shërbime shëndetësore

Vitija shpërndan arsyet që shkaktojnë lista të pritjes për shërbime shëndetësore

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.