• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë

26 Qershor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shumica e liderëve do të vijnë nga një samit i shkurtër, por intensiv i NATO-s, ku ata u zotuan të mërkurën për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtje dhe kufizuan disa prej dallimeve të tyre me presidentin amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e BE-së përmes video konferencës, pas takimit të tij me Trumpin të mërkurën në Hagë.

Lexo edhe:

Vala e të nxehtit godet Evropën, Organizata Botërorë e Shëndetësisë ngre ALARMIN: Mbi 1.300 humbën jetën nga vala e të nxehtit, temperaturat do të rriten

Sisteme të avancuara izraelite iu shitën Katarit dhe Arabisë Saudite në fshehtësi

NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, nuk i kushtoi rëndësi Ukrainës gjatë samitit, por lufta e Rusisë në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për BE-në.

Krerët e bllokut do të bisedojnë për rundin e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe nëse do të vazhdojnë ta mbajnë çmimin tavan për naftën ruse. Këto masa po kundërshtohen nga disa vende, sepse mund t’i rrisin çmimet e energjisë.

Ndërkohë, kërcënimi i Trumpit me tarifa po rëndon mbi BE-në, e cila negocion marrëveshje tregtare në emër të të gjitha 27 vendeve anëtare.

Trumpi e sulmoi Spanjën të mërkurën për mosshpenzim të mjaftueshëm në mbrojtje dhe sugjeroi tarifa të reja.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kritikoi Trumpin për nisjen e një lufte tregtare me aleatë të vjetër.

Liderët evropianë janë gjithashtu të shqetësuar për pasojat nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe BE-ja po shtyn për ringjalljen e negociatave diplomatike me Iranin për programin e tij bërthamor.

Vendet anëtare të BE-së kanë mosmarrëveshje të brendshme për të kapërcyer. Ato janë të ndara në lidhje me politikat ndaj Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës. Dhe, partitë e majta po kritikojnë shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për largimin nga drejtimi i politikave klimatike të BE-së në favor të investimeve ushtarake.

Mbrojtja dhe siguria ka gjasa të jenë në krye të agjendës. Samiti do të përfundojë me një deklaratë përfundimtare që do të përcaktojë agjendën e bllokut për katër muajt e ardhshëm dhe do të shërbejë si tregues i ndjesive politike në Evropë mbi çështje kryesore rajonale dhe globale./REL

Nga Kategoria

Bota

Vala e të nxehtit godet Evropën, Organizata Botërorë e Shëndetësisë ngre ALARMIN: Mbi 1.300 humbën jetën nga vala e të nxehtit, temperaturat do të rriten

28 Qershor, 2026
Bota

Sisteme të avancuara izraelite iu shitën Katarit dhe Arabisë Saudite në fshehtësi

28 Qershor, 2026
Bota

Shkon mbi 1 400 numri i viktimave nga tërmeti fatal në Venezuelë, mijëra të lënduar

28 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Eustaquio vendos ndeshjen në minutën 92, Kanadaja eliminon Afrikën e Jugut

28 Qershor, 2026

Rrëshqiti në dhomës e hotelit ku po qëndronte, humb jetën një person si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë

28 Qershor, 2026

Vala e të nxehtit godet Evropën, Organizata Botërorë e Shëndetësisë ngre ALARMIN: Mbi 1.300 humbën jetën nga vala e të nxehtit, temperaturat do të rriten

28 Qershor, 2026

Sisteme të avancuara izraelite iu shitën Katarit dhe Arabisë Saudite në fshehtësi

28 Qershor, 2026

Shkoi për të mbledhur çaj, rrëzohet nga shkëmbi një person në Maliq, nisin kërkimet në zonë për gjetjen e tij

28 Qershor, 2026

“Nuk besonim se protesta do të arrinte këto përmasa” – “Associated Press”: Kush qendron pas protestës në Shqipëri

28 Qershor, 2026

Shkon mbi 1 400 numri i viktimave nga tërmeti fatal në Venezuelë, mijëra të lënduar

28 Qershor, 2026

“Mos bini pre e provokimeve” – Protesta në ditën e 29

28 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.