• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

 E sëmura me probleme të shëndetit mendor rreh dhe kërcënon studentet e UBT-së. Bashkia Kamëz ofron zgjidhjen

24 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shqetësimi i vazhdueshëm nga një zonjë me probleme të shëndetit mendor detyroi disa studente të Universitetit Bujqësorë që t’i drejtohen Fiks Fare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al
https://49b895ac39def1ab1ea9d79ada637222.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Pranë godinave të tyre jetojnë në një objekt të vjetër që e kanë uzurpuar çifti Daullxhiu, ku zonja vuan nga probleme të shëndetit mendorë. Mosmarrja e mjekimit të rekomanduar nga mjekët specialist ka ndikuar në gjendjen e saj mendore duke e agravuar, si rrjedhojë ajo është bërë agresive duke sulmuar studentet, por edhe qytetarë të tjerë në rrugë.

” Jetesa në konvikt është bërë e frikshme dhe e patolerueshme, pasi në mes të natës ulëret, gjuan me gurë nëpër xhama, hyn në godinë dhe sulmon studentet” shprehet njëra prej denoncueseve.  Ato shprehen për Fiksin se ka raste kur mbajnë derën e godinës së mbyllur që zonja të mos hyjë dhe as vetë nuk dalin ndryshe do të hasen me pasoja të ndryshme nga e sëmura mendore. Ato i vunë në dispozicion Fiksit edhe pamje filmike nga gjendja e rënduar e zonjës dhe agresivitetin që ushtron ndaj tyre.

Lexo edhe:

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Do punojmë në interes të shqiptarëve, ja ku do e kem fokusin!

2500 sterlina për të larguar kriminelët nga Anglia: Daily Mail zbulohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë.

https://49b895ac39def1ab1ea9d79ada637222.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Fiksi iu drejtua banesës së zonjës ku jeton me partnerin e saj. Gjendja e saj mendore duket që është e lëkundshme, pasi kalon nga një gjendje në tjetrën. Fillimisht mohon të jetë e dhunshme me studentet e që i kërcënon, por duke i shfaqur pamjet filmike pohon se ato i ngacmojnë bashkëjetuesin. Pra është xheloze. Brenda banesës së saj Fiksi pa që zonja kishte një mori ilaçësh edhe ato të rekomandura nga spitali psikiatrik, por që nuk i merr mjekimet. Sipas saj motivi është se ato e bëjnë të ndihet keq. Mes dokumentash gazetarët gjejnë edhe një vendim gjykatë të cilët i kanë hequr të drejtën e prindërimit dhe dy djemtë e saj janë çuar në jetimore. Gjatë bisedimit me gazetaren e Fiksit herë është e qetë dhe herë e tensionuar, por në përfundim i premton kësaj të fundit që do i marrë rregullisht ilaçët dhe se nuk do i ngacmojë më studentet.

Fiksi u interesua edhe në Stacionin Policor të UBT-së ku shefi i këtij stacioni pohoi në lidhje telefonike se studentet kanë të drejtë. Zonja ka probleme të shëndetit mendor,  me mosmarrjen e ilaçeve gjendja është përkeqësuar dhe ajo është bërë shumë agresive. Shefi Muner Shima sqaron se çifti ka qenë prej kohësh banor pranë konvikteve të UBT-së që nga koha ku edhe banor të tjerë  i kishin uzurpuar ato. Por pas lirimit të ambinteve që u takonin studentëve kjo familje u strehua në një vend që dikur më parë kishte qenë lokal dhe pronari prej shumë vitesh është larguar jashtë vendit. ” Zonja për ne është kthyer në një problem të madh, disa herë e kemi proceduar, disa herë e kemi shoqëruar bashkë me ambulancën drejt QSUT. Aty e mbajnë 24 -48 orë e më pas e lëshojnë” shprehet ai ” Në sallën operative tek ne nuk ka ditë që të mos vijnë 5-6 telefonata për të vetëm në një turn.  U jemi drejtuar insitucioneve për të gjetur një zgjidhje.” përfundon shefi i stacionit policor.

Fiks Fare u interesua pranë drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror për problemin e zonjës. Shërbimi social na bëri  me dije se ky institucion ofron shërbime dhe ndërhyrje sociale për individët në nevojë, përfshirë edhe ata me probleme të shëndetit mendor, deri në moshën 21 vjeç, nëpërmjet institucioneve të përkujdesjes sociale publike.

Për personat mbi këtë moshë, përgjegjësia për strehimin i kalon Bashkisë së Kamzës.

Për sa i përket problemit shëndetësor , me të merret Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e Kujdesit Shëndetësor Mendor.

Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kamëz nëse ishin në dijeni të rastit dhe nëse mund të gjendej një zgjidhje, pra strehim në një tjetër vend.  Enkeleda Brati drejtore e Emergjencave Civile dhe Strehimit Social pranë Bashkisë Kamëz tha për Fiksin se vetëm një ditë më parë ishin vënë në dijeni për këtë  familje dhe se nga ana e tyre do bëhej e mundur gjetja e një vendstrehimi tjetër duke u financuar nga fondi i bashkisë, pra do u lidhej një bonus qiraje. Gjithashtu për shkak të gjendjes medore të zonjës ato do vinin në dijeni edhe policinë e shtetit për t’i monitoruar që edhe në banesën e re ku do t’i zhvendosnin të mos kenë probleme me banorët.

Kurse Erina Halili, përgjegjëse e Sektorit të Paaftësisë tha se zonja  trajtohet me pagesë paaftësie rreth 15 mijë lekë në muaj dhe kujdestari i saj ligjor është bashkëjetuesi që përfiton rreth 12 mijë lekë në muaj. Znj. Halili shtoi se nga të ardhurat e bashkisë kësaj familje në nevojë do i shtohen të ardhurat mujore me 10 mijë lekë  me një afat të papërcaktuar. Përveç kësaj Bashkia Kamëz do t’u ofrojë edhe shërbimin lëvizës, ku zonja do të ketë shërbimin e psikologut në shtëpi.

Nga Kategoria

Kryesore

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Do punojmë në interes të shqiptarëve, ja ku do e kem fokusin!

22 Dhjetor, 2025
2500 sterlina për të larguar kriminelët nga Anglia: Daily Mail zbulohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë.
Aktualitet

2500 sterlina për të larguar kriminelët nga Anglia: Daily Mail zbulohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë.

22 Dhjetor, 2025
Ceremonia për kreun e ri të SPAK, Braho: Rritja e efikasitetit të strukturës së brendshme të Prokurorisë si prioritet.
Aktualitet

Ceremonia për kreun e ri të SPAK, Braho: Rritja e efikasitetit të strukturës së brendshme të Prokurorisë si prioritet.

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kobyzi dhe Jurti: Njohuritë e gjalla të Azisë Qendrore hyjnë në Listat e Trashëgimisë së Pashoqe të UNESCO-s

22 Dhjetor, 2025

Sa shumë tregtojnë fanella – Ekipet e Premier League paralajmërohen për Neymarn teksa ish-superstar i Barcelonës dhe PSG-së kalon në agjencinë e lirë pas kontratës me Santosin.

22 Dhjetor, 2025

Imazhi në dosjet e Epstein që paraqet Trump u rikthye pas reagimeve negative.

22 Dhjetor, 2025

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Do punojmë në interes të shqiptarëve, ja ku do e kem fokusin!

22 Dhjetor, 2025
2500 sterlina për të larguar kriminelët nga Anglia: Daily Mail zbulohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë.

2500 sterlina për të larguar kriminelët nga Anglia: Daily Mail zbulohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë.

22 Dhjetor, 2025

Ekskluziv: Eva Kaili rikonfirmon ‘Belgiangate’ pas valës së re të skandaleve në Bruksel

22 Dhjetor, 2025
Ceremonia për kreun e ri të SPAK, Braho: Rritja e efikasitetit të strukturës së brendshme të Prokurorisë si prioritet.

Ceremonia për kreun e ri të SPAK, Braho: Rritja e efikasitetit të strukturës së brendshme të Prokurorisë si prioritet.

22 Dhjetor, 2025

Në Myanmarin e mbajtur nga rebelët, civiltet ikin nga goditjet ajrore të juntës dhe zgjedhjet e detyruara.

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.